Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën ‘Misto Mame’ në kryeqytet, ndërsa viktima është identifikuar si Olti Hajdari, 30 vjeç.

Pas një konflikti me një person, 35-vjecari është qëlluar me thikë disa herë dhe është lënë i shtrirë në rrugë pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka nderruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes si dhe autori, i cili është larguar pas krimit. Policia vijon hetimet.

Burimi: BalkanWeb

35