Goditet shefi i Mirdit’s. Ai thote hasmi ka gabue adrese!

Qëllohet me armë zjarri tip kallashnikov, sipas Kanunit te Leke Dukagjinit banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma 53-vjeç në lagjen “Sakë’ në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë

Raportohet se në orët e para të mëngjesit rreth orës 1 të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës.

Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar veçse dëme materiale.

Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë, ndërkohë që sipas policisë tre prej plumbave kanë deportuar brenda kuzhines.

Në momentin e ngjarjes pjestarët e familjes Toma kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dëgjuar të shtënat janë zgjuar dhe kanë njoftuar policinë.

Blutë kanë mbërritur menjehere në vendin e ngjarjes por pa mundur që të bien në gjurmët e autorëve.

Sipas policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zones me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.

Vetë Toma i kontaktuar nga mediat pretendon se autorët mund të kenë ngaterruar shenjestër, pasi ai nuk ka konflikte me asnjë person. Mesa duket ky eshte kodi i malesoreve katolik, per ti dhene mesazh te koduar hasmit per zgjidhjen e gjakesise.

Gjovalin Toma është bërë pjesë e policisë së shtetit që prej vitit 2013 duke ushtruar detyrën e shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë. Ky rajon i populluar nga katolike vuan nga gjakesia e cila vjen nga ligjet katolike te Kanunit te Leke Dukagjinit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne