Graham: “Ndihem shumë mirë” rreth Sirisë pas drekës me Trump

Senatori Lindsey Graham u tha gazetarëve të dielën se Presidenti i SHBA, Donald Trump po “rikonsideron” tërheqjen e planifikuar të trupave nga Siria, pasi të dy u takuan për një drekë dy-orëshe.

Graham ju drejtua gazetarëve duke u thënë se ai ndihet “shumë mirë rreth asaj se ku po shkojmë” në Siri, pasi Trump kishte njoftuar vendimin e tij për të tërhequr trupat, një veprim që çoi në dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes James Mattis. “Trump premtoi të shkatërronte ISIS-in. Ai do ta mbajë atë premtim,” tha Graham. “Ne nuk e kemi arritur ende këtë, por siç thashë sot, presidenti e kupton nevojën për të përfunduar këtë punë”. Graham më vonë ka shkruar në Twitter se ai ishte siguruar nga Presidenti i SHBA-së se çdo tërheqje nga Siria do të sigurojë që forcat e ISIS të shkatërrohen përgjithmonë, “Irani të mos plotësojë vakumin” dhe se aleatët kurdë të SHBA do të mbrohen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne