Sipas grupeve palestineze për avokim, ushtria izraelite arrestoi gjithsej 378 palestinezë gjatë muajit të kaluar, përfshirë 10 gra dhe 52 fëmijë.

Në një deklaratë të përbashkët nga Komisioni për të Burgosurit dhe Çështjet e të Burgosurve, Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Shoqatës Al-Dameed për të Drejtat e Njeriut, gjatë muajit shtator, 104 palestinezë u arrestuan në Kuds, 56 në Ramallah dhe Al-Bireh, 73 në Hebron si dhe 16 në Rripin e Gazës.

Pjesa e mbetur u arrestua në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Deklarata po ashtu vuri në dukje se autoritetet izraelite kishin lëshuar 38 urdhra për “paraburgim administrativ” gjatë të njëjtës periudhë.

Nën politikën e gjatë të burgimit administrativ të Izraelit, të dyshuarit mund të mbahen pafundësisht pa akuzë apo proces gjyqësor.

Të tre grupet për avokim theksuan se numri i të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite është rreth 6.000, përfshirë 430 në paraburgim administrativ, ndërsa ky numër po ashtu përfshin 52 gra dhe 200 të mitur.

Burimi: AA

5