Javën e kaluar disa përdorues kanë raportuar në Reddit dhe Twitter se llogaritë e tyre të Instagram janë hakeruar pasi informacioni i kontaktit ishte ndryshuar.

Instagram tha se ka filluar hetimet dhe është duke marrë masat e duhura për të ndihmuar të prekurit.

Të paktën 5,000 cicërima nga 899 llogari kanë raportuar hakerime në Instagram, njofton PCW.

Shumica e tyre kanë ndodhur ditët e fundit ndërsa hakerët ende skanë publikuar asgjë në llogaritë e hakuara.

Një përdorues tha se edhe pse kishte aktivizuar verifikimin e me dy faktorë, llogaria e tij ishte hakeruar.

Shumë prej tyre thonë se llogaritë e-mail-et të vendosura pas hakimit të llogarive kishin të bënin me domaine Ruse.

Burimi: Ballkan web

13