Henri Kisinxher: “Pas shkatërrimit të ISIS-it do të krijohet Perandoria Iraniane”

Henri Kisinxheri, ish shefi më i shquar i diplomacisë amerikane në histori, ka dhënë një deklaratë shokuese e cila ka shkaktuar reaksione të ndryshme. Kisinxheri ka paralajmëruar se me shkatërrimin e ISIS-it do të pasojë sipas tij “problemi më i madh, krijimi i Perandorisë radikale iraniane”.

Kisinxheri, këshillat e të cilit me vëmendje i përcjellin liderët botëror, ka cek përveç te tjerash: ”Në këto kushte më nuk mund të zbatohet teza se armiku i armikut tim është miku im. Në Lindjen e tanishme armiku i armikut tënd lehtë mund të jetë edhe armiku yt.”

Kisinxheri deklaroi se Lindja e mesme ndikon në botë me ideologjitë e saja dhe aktivitetet specifike.

Shembulli është pikërisht ISIS-i rreth të cilit ekziston konsensusi i sunitëve dhe shiitëve se ai duhet shkatërruar. Po, sikurse po afrohet koha, çdo here është çështja më e madhe se kush do ta marr kontrollin mbi hapësirën e tanishme të ISIS-it. Pët ketë problem para betejës për Musulin kanë paralajmëruar edhe Kombet e Bashkuara, duke theksuar se është e rëndësishme që të sigurohen të gjitha kushtet për kthimin e civilëve, ujin, rrymën dhe ushqimin dhe pastaj të fillohet me rindërtimin.

Por, përvojat nga disa qytete te tjera kanë treguar se qeveria në Bagdad, të cilen e kontrollojnë shiitët, të afërt me Iranin, nuk ishte e prirur për themelimin e vetëqeverisjes sunite, por ka dashur të vejë kontrollin e vet mbi këto hapësira. Pikërisht në këtë therret edhe Kisinxheri, duke cekur se hyrja e forcave shiite apo iraniane nga vendet e tjera nën kontrollin e Teheranit do të thoshte përforcimi tokësor i ”gjysmëhënës shiite”, hapësirës nën ndikimin iranian nga Palestina deri në Jemen.

Katër qytetet arabe historike dhe me trashëgimi të lashtë, Bejruti, Damasku, Bagdadi dhe Sana do të mund tani e tutje të vihen nën kontrollin iranian. Kjo do të mund të sjell te plotësimi i të gjitha dëshirave të liderëve iranian: eksportin e revolucionit të tyre dhe implementimin e tij në vendet fqinjë.

Burimi : Global Cir/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne