Nga Robert Fantina.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka nxjerrë strategjinë e tij të re për Afganistanin, për luftën më të gjatë në historinë e SHBA. Disa nga fjalimet e tij tingëllojnë si fragmente të ricikluara nga ish presidentët mbi Irakun dhe Vietnamin. Me të gjitha gjasat SHBA do të jetë ‘e suksesshme’ në Afganistan ashtu siç ishte edhe në këto dy vende.

Trump tha se tre gjëra e preken ndërsa studioi situatën në Afganistan. “Së pari, kombi ynë duhet të kërkojë një rezultat të ndershëm e të qëndrueshëm, i denjë për sakrificat e mëdha që janë bërë;
Së dyti, rrethanat e një dalje të shpejtë janë që të dyja të parashikueshme dhe të papranueshme … Së treti, dhe perfundimtarja, kërcënimet e sigurisë me të cilat përballemi në Afganistan dhe në rajonin e gjerë janë të pafundme “.

Le ta analizojmë deklaratën, si nga përmbajtja historike dhe logjike.

“Së pari, kombi ynë duhet të kërkojë një rezultat të ndershëm e të qëndrueshëm, i denjë për sakrificat e mëdha që janë bërë.”

Në vitin 1968, kandidati republikan për president Richard Nixon tha: “Unë ju premtoj se do të kemi një fund të ndershëm të luftës në Vietnam.” por pas shtatë vitesh të gjata shkaterrimtare , fotografët ndërkombëtarë kapën kaosin dhe masakrat ndersa amerikanët dhe bashkëpunëtorët të tyre vietnamezë iknin me helikoptere, anije dhe çdo mjet tjetër të mundshëm nga vendi. Forcat komuniste shpallën fitoren pas dekadave të luftës. Me mbi 55,000 ushtarë amerikanë dhe të paktën 2,000,000 qytetarë vietnamezë të vrare (vlerësime konservatore), vëndi gërmadhë, dhe te gjitha keto nga agjendet portokalli (arme kimike) qe SHBA-ja me tonelata ja u la peshqesh brezave, ne kete vend ku skishte nder dhe krenari me te madhe se sa populli vjetnamez te fitonte luften mbi SHBA-të e fuqishme

Në vitin 2005, Melvin Laird, ish sekretari i mbrojtjes nën zotin Nixon tha për Irakun: “Vetëm për shkak se ne na ka rene niveli i forcës në Irak nuk do të thotë që të largohemi ose humbjet që po pësojmë do të jenë të kota”. prandaj edhe Trump dëshiron një “rezultat të denjë për sakrificat e mëdha që janë bërë.” Déjà vu nga e para!

“e dyta, pasojat e një dalje të shpejtë janë të parashikueshme dhe të papranueshme.”

Pa planifikim, ato janë sigurisht të parashikueshme; Shtetet e Bashkuara u larguan nga Vietnami në një nxitim të madh. Ndoshta është e papranueshëm për një president me një ego që shkel edhe Demokratin më të pasigurte Lyndon Johnsonin, i cili gjate gjashtë viteve te tij shkaterrimtare në zyrë u përqendrua kryesisht vetem tek Vietnami, politikat e të cilit e bënë atë të kërkojë mandatin e plotë për të cilën ai Ishte i përshtatshem, fill pas përfundimit të mandatit të tij të parë.

Megjithatë, një plan mund të zhvillohej për të zhvendosur 8,500 ushtarë amerikanë nga Afganistani. Qeveria, apo kryesisht talebanët, do të ishin më se të lumtur që ti shihnin ata tek largohen, prandaj nëse SHBA-ja do të bënte një propozim për largimin e tyre, nuk ka arsyetim të drejtë për tu besuar se mund të refuzohet. Kaosi që karakterizoi fundin e Luftës së Vietnamit mund të shmanget.

“Së fundi, nxora përfundimin se kërcënimet e sigurisë me të cilat përballemi në Afganistan dhe në rajonin e gjerë janë të pafundme”.

Ky shkrimtar e pranon pasigurine. Përfshirja e vazhdueshme në Afganistan vetëm se nxit urrejtjen më shumë për Shtetet e Bashkuara; Jo për shkak të lirisë së saj të dashur dhe pak a shumë mitike, por sepse vazhdon të vrasë njerëzit pa dallim. Kjo rrit rreziqet e sigurisë. Ndoshta, dhe këtu është një ide e re, SHBA mund të largohet paqësisht nga Afganistani dhe të fillojnë tregtine me të. Nuk behet fjale të jetë një marrëveshje e madhe e tregtisë në industrinë e opiumit sic ndodh tani; Sigurisht, disa produkte më të respektuara mund të shkëmbeheshin mes dy vendeve.

Këto nuk ishin perlat e vetme të mençurisë që dolen nga buzët e portokallit të madh, Z. Trump tha po ashtu ” Amerika do të punojë me qeverinë afgane për aq kohë sa ne shohim vendosmërinë dhe përparimin”. Përsëri, po të shikojmë prapa në Luftën e Vietnamit për një paralele tjetër. Presidenti Nixon themeloi një program që ai e quajti ‘Vietnamizim’, qëllimi i së cilit ishte të “zgjeronte, të pajiste dhe të trajnonte forcat e Vietnamit të Jugut dhe tu caktonte atyre një rol luftarak gjithnjë në rritje , duke ulur në mënyrë të vazhdueshme numrin e trupave luftarake amerikane”. Kjo nuk ishte e mundshme në Vietnam në vitet 1970 dhe nuk është e mundur as sot në Afganistan. Siç edhe shkroi Kevin Boylan në New York Times më 22 gusht 2017: “Sidoqoftë, në vetë Vietnamin e Jugut, përkrahja popullore për luftën ishte gjithmonë me gjysmë zemre dhe një segment i madh (dhe në disa rajone, shumica) i popullsisë favorizoi komunistët “. Populli vietnamez nuk kishte për qëllim të luftonte kundër interesave të tyre, pavarësisht se çfarë mendonin apo donin Shtetet e Bashkuara.

E njëjta gjë vlen edhe në Afganistan. Sa ushtarë afganë, të cilët kanë përjetuar 16 vjet dhunë nga SHBA, do të duan të luftojnë në anën amerikane? Nuk ka afgan i cili mos ta ketë përjetuar humbjen e një të afërmi nga bombardimet e SHBA. ‘Përcaktimi dhe progresi’ që zoti Trump dëshiron të shohë, nuk ka gjasa të materializohet.

Christopher Kolenda, këshilltari i lartë i Afganistanit dhe Pakistanit në Departamentin e Mbrojtjes (të quajtur fillimisht Departamenti i Luftës, një titull shumë më realist dhe i ndershëm) nga 2009 në 2014, ka thënë se paaftësia e qeverisë së Afganistanit për të rimarrë ndonjë territor te kontrolluar nga talebanët “është e vështirë të ndryshohet ndjeshëm për sa kohë që të dyja palët kanë mbështetje ndërkombëtare”.

Qeveria e SHBA, e cila vetëm pak kohë më parë vendosi tu ndalë ndihmat grupeve terroriste në Siri, me fjalimin e Z Trump duket se ka vendosur të vazhdojë luftën e padëshirueshme. Rezultati është i parashikueshëm: më shumë vdekje per ushtarët amerikanë; Shumë më tepër vdekje të civilëve në Afganistan – burra, gra dhe fëmijë; Më shumë urrejtje kundër SHBA. Ky është realitet eventual nën cdo president pasi industria e ashtuquajtur ‘mbrojtje’ e SHBAsë e do luftën, sepse është një treg fitimprurës për produktet e saj, po ashtu është e pakuptimtë për ndonjë tjetër arsye; vendimi për të ikur nga Afganistani, i ndjekur shpejt nga largimi i të gjithë personelit amerikan, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre afganë që mund të largohen për të mos vuajtur nga pasojat dhe veprimet e tyre tradhëtare.

Z Trump nuk e favorizoi audiencën e tij me specifikat e planit të tij, por raportet tani po thonë se ai do rrisë numrin e ushtarëve në Afganistan me 40,000. Kur Presidenti Xhorxh Bush vendosi në 2007 për të dërguar një shtesë prej 21,500 ushtarë në Irak, ai e shmangu termin ‘përshkallëzim’, i cili kishte marrë një konotacion mjaft negativ gjatë Luftës së Vietnamit. Kjo, tha ai, ishte thjesht një “shtim”. Ndonjëherë, ai i referohej asaj si një “rritje”; Hartuesit e planeve ne Pentagon, qe me krijimtarine e tyre su del njeri para, e quajtën atë një “plus”. Deri më tani, nuk është miratuar asnjë kthesë e zgjuar për planin e z.Trump që nuk është ende i detajuar; Interesante do jetë të shihet se si do rezultojë të jetë.
Pavarësisht nga frazeologjia, ky është një biznes i zakonshëm i SHBA, ku vazhdohet tradita e gjatë e vrasjeve masive kundër njerëzve pothuajse të pambrojtur./ Gazeta Impakt

burimi:counterpunch

36