Autoriteti hollandez i tregjeve financiare (AFM) tha të hënën se po përgatitet për një rritje 20 herë më të madhe në tregtinë financiare që do ndodhë në infrastrukturën e saj në rast se Britania largohet nga Bashkimi Evropian në mars pa asnjë marrëveshje.

AFM tha se ndërsa bankat po i zhvendosin operacionet në Frankfurt dhe Paris dhe menaxherët e aseteve në Luksemburg dhe Dublin, dhomat tregtare po bëhen bashkë për tu zhvendosur në Holandë si një alternativë pasi Britania të largohet nga blloku.

“Ndërsa negociatat kufitare dhe doganore po tërheqin vëmendjen, ka një ndryshim të pazhurmshëm që po ndodh në tregjet evropiane të kapitalit”, tha AFM në një deklaratë.

“AFM po zhvillon biseda me më shumë se 150 grup që janë të interesuar për një licencë (tregtare holandeze)”.

Kryetarja e AFM Merel van Vroonhoven tha se pret që 30-40 për qind e tregtisë evropiane në instrumentet financiare të përfundojë e zhvendosur në Holandë, duke e bërë në këtë mënyrë atë qendrën e tregtimit financiar të BE-së./yenisafak/Gazeta Impakt

22