Infektimi me kancer i 170 punëtorëve izraelitë në objektet bërthamore të Dimonës

170 izraelitë që punojnë në objektet bërthamore Dimona janë infektuar me kancer për shkak të rrezatimit bërthamor.

Regjimi sionist ka rënë dakord të paguajë dëmshpërblimin për 170 izraelitë që janë infektuar me kancer në centralin bërthamor Dimona pas 20 vjetësh, njofton gazeta sioniste ‘Israel Alyum”. Është arritur marrëveshja ndërmjet Fondacionit për Mbrojtjen e Punëtorëve dhe Përfaqësuesve të regjimit sionist. Fondacionit për Mbrojtjen e Punëtorëve izraelitë ka thënë: “Puna në centralin bërthamor Dimona ka ndikuar që 170 punëtorët izraelitë të jenë të ekspozuar ndaj rrezatimit bërthamor dhe të infektuar me kancer dhe madje disa kanë vdekur në vitet e fundit”. Centrali bërthamor Dimona u ndërtua në fund të viteve 1950 me kërkesë të regjimit sionist, me ndihmën e qeverisë franceze gjatë presidencës së gjeneralit De Gaulle në territoret e pushtuara palestineze. Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, regjimi sionist nuk është i gatshëm të hyjë në traktatin e mos-përhapjes së armëve bërthamore i njohur si traktati NPT. Regjimi sionist e ka kthyer Lindjen e Mesme në një stok të armëve të shkatërrimit në masë duke prodhuar dhe magazinuar armë bërthamore në Palestinën e okupuar dhe duke prodhuar armë kimike, që paraqesin një kërcënim serioz për botën dhe rajonin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne