Irani forcon programin balistik në përgjigje të sanksioneve amerikane

Sanksioneve të fundit amerikane Irani u është përgjigjur duke votuar në parlament një rritje të konsiderueshme të mjeteve financiare për programin e vet balistik.

Parlamenti iranian është vënë në lëvizje kundër sanksioneve të fundit amerikane duke votuar të dielën një projektligj që synon zhvillimin e programit të vet balistik.

Administrata e Teheranit nxori nga parlamenti ligjin lidhur me akordimin e një fondi me vlerë 520 milionë dollarë për zhvillimin e programit të vet raketor si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve amerikane.

Sipas projektligjit në fjalë 260 milionë dollarë do të shkojnë për zhvillimin e programit të raketave balistike, kurse 260 milionët dollarë do të akordohen për Forcat Speciale “Jerusalemi”, të cilat janë përgjegjëse për operacionet e jashtme të Gardianëve të Revolucionit Iranian.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani në deklaratën që bëri lidhur me miratimin e projektligjit në fjalë tha: “Amerikanët ta dinë mirë, se ky është vetëm hapi ynë i parë. Ky projektligj është për t’u bërë ballë akteve terroriste dhe aventureske të ShBA-së në rajon”.

Në fillim të korrikut, administrata amerikane mori vendim për të zbatuar sanksione të reja juridike dhe financiare kundër 18 personave fizikë dhe juridikë iranianë, me arsyetimin se këta mbështesin programin balistik të Teheranit.

Kurse Teherani i kishte dënuar këto sanksione dhe kishte njoftuar sanksionimin e individëve dhe subjekteve amerikane./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne