Irani konfirmon pretendimet për provat me raketa balistike: Ne bëjmë 40-50 prova në vit

Komandanti i forcave të Hapësirës Ajrore i Ushtrisë së Gardës Revolucionare, Emir Ali Haxhizade ka konfirmuar pretendimet për provat me raketa balistike në Iran, duke njoftuar se ata bëjnë 40 deri në 50 prova raketore në vit.

Irani ka konfirmuar pretendimet e qeverisë së SHBA-së në lidhje me provat me raketat balistike, duke njoftuar se ata bëjnë 40 deri në 50 prova raketore në vit.

Në një intervistë për mediat iraniane, komandanti i forcave të Hapësirës Ajrore i Ushtrisë së Gardës Revolucionare, Emir Ali Haxhizade i është përgjigjur pretendimeve të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, në lidhje me atë se Teherani ka bërë një provë me raketa balistike me rreze të mesme, gjë e cila shkel ligjin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

‘KJO PROVA E FUNDIT ISHTE SHUMË E RËNDËSISHME’

Haxhizade u shpreh se: “Po testojmë raketat tona. Kjo prova e fundit ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm”, duke shtuar se: “Reagimi i SHBA-së tregon se sa e rëndësishme është kjo çështje për ta.”

Haxhizade, i cili nuk dha ndonjë informacion në lidhje me provën me raketën balistike, njoftoi se ata bëjnë 40 deri në 50 prova raketore në vit.

Në një deklaratë me shkrim të bërë me 1 dhjetor, kishte njoftuar se Irani ka bërë një eksperiment me raketa balistike me rreze të mesme. Pompeo argumentoi se prova e Iranit me raketa balistike ka shkelur vendimin me numër 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

NUK PATI REZULTAT NGA MBLEDHJA E KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-SË

Pas deklaratës, me thirrjen e Francës dhe Anglisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një mbledhje me dyer të mbyllura, për të diskutuar në lidhje me provën e Teheranit me raketat balistike, mirëpo nuk ishte arritur asnjë rezultat.

Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbështet marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin nga e cila Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme në muajin maj, ndalon Iranin të kryejë aktivitete në lidhje me raketat balistike. Ndërsa Teherani argumenton se raketat e zhvilluara janë konvencionale dhe se provat raketore nuk shkelin rezolutën me numër 2231.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne