Irani ndalon perdorimin e aplikacionit Telegram per nepunesit shteterore civile

Irani i ndaloi organet qeveritare të mërkurën nga përdorimi i aplikacioneve të mesazheve te bazuara ne servera jashte vendit, duke përfshirë Telegramin, pasi zyra e liderit të Lartë Ajatollah Ali Khamenei tha se llogaria e tij do të mbyllet për të mbrojtur sigurinë kombëtare, njoftoi media iraniane.Agjensia e lajmeve ISNA nuk dha arsye për ndalimin e qeverisë ndaj shërbimit që lejon njerëzit të dërgojnë mesazhe të koduara ku numerohen rreth 40 milionë përdorues te Telegram në Republikën Islamike.Urdhri erdhi disa ditë pasi Rusia, aleati i Iranit në luftën siriane, filloi bllokimin e aplikacionit në territorin e saj, pas refuzimit të përsëritur të kompanisë Telegram për t’i dhënë shërbimeve ruse të sigurisë shtetërore akses në mesazhet sekrete të përdoruesve.Një raport në faqen e internetit të transmetuesit televiziv shtetëror të Iranit tha se ndalimi preku të gjitha institucionet publike. Nuk ishte e qartë nëse ndalesa u aplikohej nëpunësve civilë jashtë orarit të punës.Raporti nuk ka elaboruar mbi ndëshkimet për shkeljen e ndalimit.Muajin e kaluar, zyrtarët thanë se Irani do të bllokonte Telegramin për arsye të sigurisë kombëtare në përgjigje të protestave,ne të cilat u vrane 25 vetë dhe rreth 5,000 të arrestuar.Autoritetet mbyllën përkohësisht Telegramin gjatë protestave, megjithëse shumë prej tyre vazhdonin të hynin në të nëpërmjet proxies dhe rrjeteve virtuale private.Khamenei ndërpreu përdorimin e Telegramit të mërkurën “në përputhje me ruajtjen e interesave kombëtare dhe heqjen e monopolit të aplikacionit për mesazhe Telegram”, raportoi media shtetërore.Telegrami, i ngritur nga një sipërmarrës rus dhe renditet aplikacioni i nëntë më i popullarizuar i mesazheve celulare në botë, është përdorur gjerësisht nga media shtetërore iraniane, nga politikanët dhe nga kompanitë.Një zyrtar gjyqësor tha këtë javë se Telegrami dhe shërbimet e tjera të mesazheve të jashtme mund të vepronin vetëm në Iran nëse ata marrin leje nga qeveria dhe ruanin të dhënat e përdoruesve brenda vendit.
Shërbimi Telegram përdoret gjerësisht në vendet e Lindjes së Mesme dhe në ish-Bashkimin Sovjetik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne