Irani: Vizita e Pompeo-s në rajon nuk ka qëllime të mira

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi tha se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në vendet e rajonit nuk ka një qëllim të mirë.

Në konferencën për shtyp të dhënë në kryeqytetin Teheran, ai iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në rajon.

“Nismat e Pompeo nuk janë qëllimmira. Ata kërkojnë tension dhe kaos në rajon. Ata mbështesin regjimin pushtues (Izraelin) në Jerusalem dhe gërryejnë (bëjnë gropën) nën vendet islame. Pompeo, me këtë vizitë, kërkon të përhapë armiqësinë e tyre ndaj Iranit” tha Kasimi.

Kurse pyetjes në lidhje me mekanizmat e posaçme të pagesës, që janë krijuar nga ana e Bashkimit Evropian ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, Ai ripërsëriti se vendet e Bashkimit Evropian nuk mundin t’i bëjnë rezistencë presioneve të Amerikës dhe shtoi: “Bashkimi Evropian nuk ka një infrastrukturë për të vënë në zbatim sistemin e Subjektit për Qëllime të Veçanta (SPV), një sistem i zhvilluar si një mekanizëm i konvertimit financiar që nuk përfshihet nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka një presion të ‘dhunshëm’ të Amerikës. Ky vend bën të pamundurën që SPV të mos vihet në zbatim”.

Ndërsa në lidhje me vendimin e Bashkimit Evropian për sanksionet ndaj Iranit, Kasimi tha se vendi i tij rezervon të drejtën e reciprocitetit. “Nisma e Bashkimit Evropian është e gabuar. Kjo nismë nuk do të ngelet pa kundërpërgjigje” tha Ai.

Bashkimi Evropian, javën e kaluar, me arsyetimin se ka planifikuar atentat në territoret e Evropës, kishte marrë vendim për të zbatuar sanksione ndaj shërbimit informativ të Iranit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne