Italia do të forcojë masat e kontrollit për të shmangur që autori i masakrës në Christchurch të Zelandës së Re të ketë “pasuesit” e tij në atë vend – tha të shtunën ministri i brendshëm italian dhe kreu i LIGA-s, Matteo Salvini.

“Komiteti për analiza strategjike antiterroriste ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas sulmit terrorist në dy xhami në Zelandën e Re”, u bë e ditur nga zyra e Salvinit.

“Nuk ka asnjë lidhje mes autorëve të sulmit dhe Italisë, por inteligjenca jonë po ndjek zhvillimet. Vendimet e marra janë udhëzime për të forcuar masat e kontrollit, në mënyrë që të shmangur rreziku që autori të ketë ‘pasuesit’ e tij në Itali”, tha deklarata.

Salvini, i cili arriti në pushtet me sloganin “italianët para së gjithash”, akuzohet shpesh për inkurajimin racist dhe tensione islamofobe.

Në nivel lokal, anëtarët e partisë së tij gjithmonë kanë kundërshtuar ashpër ngritjen e xhamive. /tesheshi

27