Izraeli anulon lejeqëndrimet për mijëra palestinezë në Jerusalem

Ministria e Vakëfeve dhe të Çështjeve Fetare në Gaza, dënon anulimin e lejeqëndrimeve të mijëra palestinezëve në Jerusalem.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se Izraeli ka anuluar lejeqëndrimin e 14 mijë e 595 palestinezëve, por nuk njoftuan se kur janë bërë këto anulime.

“Qeveria e Izraelit vazhdon me përpjekjet për hebrenjizimin e Jerusalemit dhe të qytetarëve të saj. Me projektin e një numri të madh të vendbanimeve hebreje përpiqet t’i aplikojë masat e rrepta kundër qytetarëve të Jerusalemit”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se Izraeli synon që të largojë 100 mijë palestinezë dhe në vend të tyre të vendosë 150 mijë kolonë hebrenj në Jerusalem, në mënyrë që të zvogëlojë numrin e arabëve në Jerusalem dhe rritjen e numrit të hebrenjve në këtë vend.

Me këtë qëllim në deklaratë thuhet se Izraeli vazhdon punën mbi këtë projekt dhe muajin e kaluar forcat izraelite rrënuan dhjetëra shtëpi e objekte në Jerusalem.

Në deklaratë theksohet domosdoshmëria e heqjes së persekutimit të ushtruar mbi popullatën e Jerusalemit, e cila pafajësisht po bëhet viktimë e projekteve të hebrenjizimit të Izraelit dhe vazhdon të dëbohet nga vendet e tyre.

Organizata për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” (HRW) dje në një raport të publikuar me temën “Izraeli anulon lejeqëndrimet e qytetarëve të Jerusalemit” thuhet se Izraeli që nga viti 1967 e deri në fund të vitit 2016 ka anuluar lejeqëndrimet e 14 mijë e 595 palestinezëve në Jerusalem.

Po ashtu theksohet se zyrtarët izraelitë për shkak të veprimeve personale të palestinezëve kundër forcave izraelite i kanë anuluar lejeqëndrimet e të gjithë familjarëve të tyre, dhe që në këtë mënyrë shkon në rrugën e ndëshkimit kolektiv, veprim që është në kundërshtim me ligjet./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne