Olsi Jazexhi

Vizita në Tel Aviv dhe kthimi për në Turqi

[dita e gjashtë]

Në datë 25 dhjetor pasi hëngrëm mëngjes u takuam me miqtë tanë palestinezë që na prisnin për të na dhënë lamtumirën. Amjadi më tha që nuk kishte fjetur gjumë gjithë natën.

Pse nuk fjete? – i thashë unë.

Isha me një shok në dhomë gjithë natën e nuk kishim krevat ku të flinim – më tha.

Kush ishte ai – i thashë.

Një shoku im. Shofer ministri. Mbrëmë mbaroi punën rreth orës 11 pm dhe nuk shkoi dot në shtëpi në Nablus – më tha.

Pse – i thashë – ishin mbyllur rrugët e Nablusit?

Jo hapur ishin, por nuk guxonte të shkoj vetëm në shtëpi natën me makinë – më tha?

Pse? – thashë i habitur.

Ushtarët izraelitë e kanë zakon që kur shohin njerëz vetëm natën në makinë ti vrasin. Këto vrasje i bëjnë me qejf pasi nuk ka asnjë dëshmimtar që të tregoj pse u krye vrasja – më tha.

Miqtë palestinezë na morën me makinë dhe na çuan në pikën e kontrollit në Kalandia. Aty pranë gjetëm një taksixhi palestinez me rezidencë izraelite i cili pranoi të na çoj në Jeruzalem për 80 shekel. Pasi hipëm në makinë ramë dakort që ti jepnim taksixhiut 250 shekel (rreth 70 dollarë) dhe me aq lekë do na çonte deri në aeroportin e Ben Gurionit. Duke qenë se ishim tre persona dhe donim ta shikonim Izraelin nga taksia – pasi më parë e kishim parë me tren – pazari na u duk i mirë.

Rruga nga Kalandia deri në Ben Gurion na mori rreth një orë. Kur mbërritëm në rrugën hyrëse të aeroportit, sigurimsat izraelitë që na kontrolluan dokumentet, pasi na panë që nuk ishim izraelitë urdhëruan taksinë që të hapte krahun për kontroll. Na morën pasaportat, na zbritën nga makinat, na urdhëruan të nxjerrim valixhet dhe të dorëzojmë telefonat.

tabele kontrolli izraelite

Ne u bindëm. Dorëzuam të gjitha sendet tona sikur po hynim në burgun e Fushë Krujës. Rojet na hapën valixhet, na kontrolluan telefonat, dhe pasi na pyetën nëse kishim ndonjë armë me vete apo gjëra ilegale, na futën në një dhomë një nga një ku na kontrollonin. Një gazetari që ishte me ne, Bledit, kur roja i pa pasaportën që ishte nga Shqipëria e pyeti:

Shqipëria është vend musliman, hë?

Gazetari i tha: Po, kemi shumicë muslimane por ne i duam çifutët.

Roja e pyeti: Nëse vi unë në Shqipëri a më vrasin?

Gazetari i tha: Joooo. Ne jemi vendi i vetëm që kemi shpëtuar çifutët gjatë Luftës së Dytë Botërore. A i ke gjallë gjyshërit nga Lufta e Dytë botërore? – e pyeti ai.

Roja i tha: Po i kam.

Gazetari i tha: Epo pyeti për ne shqiptarët si u kemi shpëtuar jetën.

Roja që e pa me dyshim gazetarin që i thoshte që në Shqipëri i kemi shpëtuar çifutët, na la të kalojmë. Në fytyrë dukej që ngeli i habitur me përgjigjet e gazetarit. Ai nuk e kishte aspak idenë se shqiptarët i kishin shpëtuar çifutët nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Propaganda shtetërore zioniste e Izraelit i trushpëlan izraelitët me frikë. U thotë që muslimanët e gjithë botës duan të na vrasin. U thotë që bota nuk i do çifutët pse vuan nga anti-semitizmi dhe idiotësi të këtilla. Mitin e Holokaustit, Izraeli e propagandon dhe e përdor në shkallë globale për të bindur çifutët që të mbështesin qeverinë e Tel Avivit dhe për ta parë atë si shpëtimtaren e vetme të çifutërisë.

Kjo lloj propagande i ka bërë izraelitët të jetojnë në një botë imagjinare frike, ku shohin armiq gjithandej. Ndryshe nga ne popujt xhentilë, apo fjala bie edhe nga samaritanët, izraelitët kanë probleme të thella besueshmërie me dynjanë. Dhe kjo gjë nuk i lejon që të jenë të qetë.

Këto politika frike ndaj arabëve dhe muslimanëve e botës së gjerë, dukeshin sikur i kishin lënë izraelitët me trauma. Këtë gjë pamë kur erdhëm në Izrael ditën e parë në aeroport, këtë pamë edhe kur kalonim nëpër Bregun Perëndimor. Në sytë e ushtarëve, kolonëve e rojeve izraelitë kishte njëfarë paniku të pashpjegueshëm.

#          #          #

Pasi rojet izraelite të aeroportit na lanë të lirë nga kontrolli prej rreth 20 minutash, taksixhiu arab na mori në taksi dhe na çoi në hyrjen e aeroportit. Meqë ora ishte rreth 11 a.m. dhe kisha rreth 5 orë deri në nisjen e avionit lashë valixhet në aeroport dhe u nisa për në Tel Aviv. Mora trenin nga aeroporti për 20 shekel dhe shkova në stacionin e Tel Aviv Hashalom. Doja të shikoja Tel Avivin dhe fytyrën shekullare të Izraelit.

Udhëtimi me tren më mori rreth 30 minuta. Kur dola nga stacioni veten e gjeta në një Izrael tjetër nga ai që kisha parë deri më tani. Tel Avivi ishte një qytet modern që i ngjan shumë Torontos apo Nju Jorkut. Qytet me grataçela, autostrada, qendra komerciale dhe dukej që ishte shumë i pasur. Popullata e Tel Avivit dukej shumë më ndryshe nga ajo e Jeruzalemit apo e kolonive me fanatikë në Bregun Perëndimor. Këtu izraelitët nuk dukeshin çifutë por ishin një tallava emigrantësh evropianë dhe afrikanë që fati i kishte sjellë që të mos emigronin në Kanada apo Amerikë, por në Izrael. Kuptohet që edhe këtu kishte çifutë me kippah në kokë por këta dukeshin më pak fetar dhe më pak të radikalizuar sesa çifutët e kolonive.

Tel Aviv Hashalom

Izraelitët që na kuptonin se ishim muslimanë, dukej sikur nuk na kishin shumë për qejf. Megjithatë në Tel Aviv shikoje plot arabe me shami. Fakti që na la përshtypje ishte se edhe këtu pamë shumë ushtarë. Meqë ishte vakt dreke shkuam në qendrën tregtare Tel Aviv Azrieli Mall ku hëngrëm drekë. Kur hymë në qendrën tregtare na bëri përshtypje prezenca e një kabine me ushtarë në hyrje. Në hyrjet e tjera qendra tregtare kishte po ashtu kabina me ushtarë. Ushtarë me pistoleta, automatikë dhe me uniformë pamë edhe në kantinën ku shërbeheshin ushqime, edhe në hyrje të stacion të trenit etj. Ky fakt të bënte të kuptoje që edhe këtu në Tel Aviv, Izraeli nuk flinte i qetë. Mallkimi i palestinezëve të vrarë dhe të burgosur matanë mureve duket sikur e ndiqte Izraelin në çdo cep të tij, qoftë edhe vetë në kryeqytetin e tij.

Megjithatë, distanca e madhe nga Bregu Perëndimor në Tel Aviv një turist të huaj e bënte që të mos kuptonte dhe mos shihte atë që ne pamë në terroritoret palestineze. Kolonët, postblloqet, kamerat, kafazët, vrasjet, muret ishin shumë larg nga Tel Avivi. Këtu emigrantët izraelitë kishin arritur të ndërtonin një botë tjerë nga ajo që ekzistonte vetem 50 km më lart në Bregun Perëndimor apo në Rripin e Gazës.

Pasi vizituam qendrën tregtare për të parë se çfarë shitej e bëhej aty, vendosëm të merrnim trenin përsëri për tu kthyer në Ben Gurion. Mezi prisnim të zinim avionin dhe të largoheshim nga Izraeli. Kur shkuam në stacionin e trenit Tel Aviv Hashalom, trenat kishin ndaluar. Një person sapo kishte vrarë veten duke ju hedhur trenit përpara. Organet e sigurisë kishin bllokuar një linjë hekurudhore pasi po largonin copat e trupit nga shinat dhe po fotografonin vendin. Izraelitët që e shikonin këtë skenë, për çudinë tonë nuk prekeshin. E kuptonin që pak metra larg tyre ishte vrarë një njeri. Shikonin për pak momente skenën dhe më pas vazhdonin me jetën e tyre. Mesa duket, ishin mësuar që të shikonin vdekje.

Skena e vrasjes ne stacionin e Tel Aviv Hashalom

Në stacion na u desh të presim disa minuta deri sa treni erdhi dhe lëvizja u ftillua nga kaosi që bllokimi i një shine kishte shkaktuar. Më në fund, rreth orës 1.30 pm ishim në tren. U ulëm në mesin e shumë ushtarëve, laikëve dhe fetarëve çifutë. Përpara nesh erdhi dhe u ul një zonjë me një fëmi të sëmurë. Djali i saj që kishte probleme mendore bënte shumë potere. E ëma e kritikoi për një moment që të rrinte urtë. Por unë që më erdhi keq, i thashë:

Lërë djalin pse ska faj. Mos u mërzit për zhurmën që bën.

Duke na parë që ishim të huaj, ajo na pyeti se nga jemi.

Nga Shqipëria i thashë.

Çfarë bëni këtu – tha.

Jemi turistë – i thashë.

Si e ke emrin – i thashë.

Madalena – më tha.

Nga je – i thashë.

Nga Afrika e jugut – më tha – kam 30 vite që jetoj këtu, pse im shoq ishte izraelit. Por burri më ka vdekur dhe tani kam vetëm djalin.

Si u duket Izraeli – na tha.

I tmerrshëm i thashë unë – ndërsa izraelitët fetarë që ishin përballë meje më shikonin me bisht të syrit.

Pse? – më tha ajo.

Këtu është tmerr – i thashë – kemi qenë në Bregun Perëndimor, në Ramallah këto ditë dhe kemi parë tmerr me sy. Nuk kam parë vend më të çmendur se ky në jetën time – i thashë.

Duke parë përreth ajo mu afrua e më tha – E di! Këtu nuk tregohen shumë gjëra. Këta i fshehin gjërat. Por këtu është keq. Shumë keq. Më keq se në Afrikën e Jugut nga erdha unë.

E ke parë regjimin e aparteidit në Afrikën e Jugut – i thashë unë.

E kam parë – më tha – por nuk krahasohet me këtë.

A ke qenë ndonjëherë në Ramallah – i thashë unë.

Jo, asnjëherë – më tha. Nuk na lënë të shkojmë aty.

Duhet të shkosh – i thashë. Ramallahun e ke në fund të Jeruzalemit. Shkoni dhe shikoni se çfarë bëhët aty.

Eh – më tha. Nuk iki dot pse kam tim bir të sëmurë dhe më ka lidhur këmbët.

Pse nuk shkon në Afrikë të Jugut, por rri këtu – i thashë.

Nuk mundem – më tha. Skam të ardhura. U bëra shumë vite këtu.

Ku po shkoni tani – më pyeti.

Në aeroport. Do marrim avionin dhe do arratisemi – i thashë.

Lum si ju – më tha.

Eh – i thashë. Po ju ku po shkoni – e pyeta.

Po vi në aeroport. Djalit tim i pëlqen të shohi avionat – na tha.

Në këto momente treni arriti në stacion. Madalenën e ndihmova që të dali para nesh, e përshëndeta dhe më pas hypëm në shkallët elektrike për të hyrë në aeroport. Në hyrje të aeroportit një roje na ndaloi për kontroll pasi na pa që jemi muslimanë.

Na tha – hajdeni këtu për kontroll.

Për fat roja ishte i njëjti që na kishte kontrolluar në rrugë kur erdhëm me taksi nga Kalandia.

Pasi na njohu na tha: Ah you are from Albania.

Yes, from Albania – i thashë.

Ok, ok go on – na tha.

Roja nuk na kontrolloi kësaj here pasi na kishte fiksuar se kush ishim. Na pa me sy miqësor dhe i habitur me atë që i tha Bledi më parë, që shqiptarët nuk kanë problem me çifutët.

Kur Bledi i tregoi më parë se gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët i kanë shpëtuar çifutët, roja ishte habitur shumë. Ne kishim arritur ti thyenim rojes izraelite mitin dhe ta bindnim që muslimanët nuk kanë problem me çifutët, biles ka muslimanë sikur shqiptarët që i kanë shpëtuar gjatë Luftës.

Megjithatë, thyerja e mitit vetëm me një roje nuk e ndryshon dot mendjen e izraelitëve. Pasi hymë në aeroport dhe shkuam të bëjmë check in-in u përballëm sërisht me roje të tjerë të sigurisë izraelite. Disa djem dhe vajza të rinj që rrinin para sportelit të check in-it intervistonin të gjithë vizitorët që dilnin nga Izraeli. I pyesnin ku ishit, kë takuat, çfarë bëtë, a u dha dikush diçka me vete, dhe pyetje të tjera acaruese. Merrnin e kontrollonin pasaportat, valixhet e telefonat në mënyrë shumë acaruese.

Një gazetar që ishte me ne, që më herët e kishin ndaluar 5 orë që të hynte në Izrael u ndalua përsëri. Mesa duket e kishin future në sistem. E pyesnin në detaj për çdo send. E mbajtën rreth 30 minuta duke e marrë në pyetje. E mbajtën aq gjatë sa që menduam se nuk do e linin të bënte check-in. Dhe jo vetëm kaq. Pasi mezi e lanë që të bënte check in, kur kaloi në pikën e kontrollit të bagazheve i kishin hequr edhe rrobat e trupit.

Kontrollet policore ishin aq të rrepta, sa që ne rrinim gjithë kohën në ankth edhe pasi kishim hyrë në aerport. Nuk dinim se çfarë na priste më pas. A do na linin izraelitët të iknim nga Izraeli apo do na bënin zbor në Ben Gurion sikur i bëjnë shumë vetëve.

Kur erdhi momenti që linja turke Pegasus Hava Yollari nisi futjen në avion, ne u lumturuam. Mezi prisnim të hynim në avion. Kush e ka parë filmin Argon, duhet të kuptojë ankthin dhe dëshirën tonë për të ikur nga Izraeli. Zbori që i kishin bërë izraelitët mikut tonë gazetar kur hymë e tani që dolëm nga Izraeli na kishte bërë me hije dhe me ankth. Mezi prisnim që të ngrihej avioni që të iknim nga Izraeli.

Kur më në fund Pegasus Hava Yollari u ngrit në qiell ne u çliruam.

Mos të pafshim më sytë – i thamë Izraelit.

Me ne në avion ishin edhe disa palestinezë që po shkonin në Turqi. Edhe ata dukeshin të lumtur.

Kur zbritën në aeroportin e Sabiha Gokçenit në Stamboll u mrekulluam, sikur dikush që lirohet nga burgu dhe sheh dritën e diellit me sy. Në Turqinë bujare dhe të madhe nuk kishte me kontrolle acaruese, ushtarë që mbanin dorën në këmbëz të automatikut gjithë kohës, mure, kafaze, luftë.

Turqia na u duk si Shqipëri! Turqia ishte në selamet, apo në paqe!

#          #          #

Vizita jonë në Izrael / Palestinë ishte një vizitë që ka lënë mbresa te ne sikur asnjë vend tjetër. Në asnjë vend të botës nuk ekziston një dhunë dhe persekutim njerëzish në formë të organizuar sikur ai që pamë në Palestinë. Vrasjet, kontrollet, dhuna, përndjekja, dëbimi, izolimi që Izraeli i bën palestinezëve është i paprecedent në historinë e njerëzimit. Izraelitët Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës i kanë kthyer në burgje masive me qiell të hapur. Ne në Shqipërinë e Enver Hoxhës kemi qenë shumë herë më të lirë, lumtur dhe sigurtë sesa palestinezët që jetonin në gulagun e Izraelit. Kemi qenë edhe më të qetë sesa izraelitët që jetojnë në Izrael sot.

Dëshira e çifutërisë zioniste për të ndërtuar shtetin e Izraelit në tokën e Palestinës ka dështuar dhe ka prodhuar një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e racës njerëzore. Kur vendosën të krijojnë shtetin e tyre në Palestinë, zionistët kanë bërë një nga gabimet më të mëdha të historisë së tyre pasi Palestina nuk ishte një vend pa njerëz. Ajo është një nga vendet më të populluara në planet.

Edhe pse me luftërat kundër arabëve, izraelitët dhe mbështetësit e tyre anglo-amerikanë kanë arritur që ti mposhtin arabët dhe ta vjedhin Palestinën, sërisht projekti i shtetit të Izraelit është një dështim i plotë. Edhe pse shteti i Izraelit i ka kaluar 70 vite ekzistencë dhe në këtë vend kanë kaluar dy gjenerata kolonizatorësh, sërisht zionistët nuk kanë arritur të gjejnë paqe në Izrael. 3 milion e gjysëm palestinezët e Bregut Perëndimor, 2 milion palestinezët e Rripit të Gazës dhe 2 milion arabët e Izraelit sot jetojnë me rreth 7 milion çifutë. Pra sot pas 70 vitesh Izraeli ka dështuar ti zhdukë arabët, apo ti kalojë ata demografikisht dhe numri i tyre sot është pothuajse i njëjtë me atë të izraelitëve. Në mënyrë që arabët të mos ja marrin pushtetin në mënyrë demokratike, Izraeli refuzon ti trajtojë arabët si qytetarë me të drejta të plota me çifutët dhe për këtë arsye i mban të rrethuar me mure rreth 6 milion arabë, ndërsa diskriminon 2 milion arabët e tij. Pra, arsyeja pse Izraeli i mban arabët të izoluar në kampe përqëndrimi lidhet me demokracinë. Izraeli nuk do ti lejoj arabët që të bëhen shtetas me të drejta demokratike në Izrael, sikur janë çifutët, dhe të kenë të drejtë që të votojnë dhe zgjedhin qeverinë që ata duan. Përgjigja që Izraeli i jep dëshirës së arabëve për liri dhe demokraci, është izolimi, vjedhja, dhuna, vrasja dhe burgosja. Ndryshe nga çfarë Benjanim Netanjahu, qeveria izraelite dhe amerikanët gënjëjnë, Izraeli nuk është demokraci, por është një vend çifuto-kratik. Pra çifutët kanë të drejtë të zgjedhin njeri tjetrin, të kenë pushtetin, ndërsa arabët vendas dhe emigrantët që punojnë në plantacione trajtohen si skllevër.

Edhe pse Izraeli është teknologjikisht superior dhe mbështetet ekonomikisht dhe ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të fuqishme perëndimore, sot 70 vite pas krijimit të tij ai ka dështuar që ti zhdukë palestinezët, sikur bën anglo-amerikanët kur kolonizuan Amerikën Veriore me indianët aborigjinë. Popullata e sotme në Izrael / Palestinë e cila është rreth 14 milion banorë ka një nga densitetet më të larta në botë. Në Izrael dhe Bregun Perëndimor numri i banorëve për kilometër katror është rreth 420 banor për km2. Ndërsa në Rripin e Gazës ky numër është 4000 banorë për km2. Këto numra tregojnë katastrofën demografike ku Izraeli / Palestina qendron. Izraeli / Palestina ka shumë pak tokë për dy popuj që të jetojnë aty. Zionistët gjetën vendin e gabuar për të emigruar kur formuan Izraelin.

Qeveria izraelite është munduar dhe mundohet me të gjitha format që ti dëboj palestinezët nga vendi i tyre në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për kolonët çifutë që vijnë nga e gjithë bota. Por sërisht Izraeli po dështon në këto përpjekje. Për çdo vit shumë izraelitë e lënë Izraelin dhe preferojnë të jetojnë në Perëndim edhe pse qeveria izraelite bën ç’mos që ti mbaj ata në Izraeli.

Krijimi i kampeve të përqëndrimit – në Gaza dhe Bregu Perëndimor – nuk e ka zgjidhur çështjen demografike të Izraelit. Edhe pse qeveritë amerikane me planet e tyre për “Solucionin e Dy Shteteve” dhe projektet e Konferencës së Madrit në 1991, Marrëveshjen e Oslos në 1993 etj janë munduar të krijojnë dy shtete mbi tokat e Palestinës së pushtuar, që njëri do ishte Izraeli dhe tjetri Palestina, qeveritë ekstremiste izraelite jo vetëm që kanë refuzuar ti pranojnë këto projekte, jo vetëm që rrëzuan projektin e Jitzhak Rabinit dhe Jaser Arafatit, por me kolonizimin që i kanë bërë Bregut Perëndimorë me kolonë zionistë, kanë prishur ëndrrën e palestinezëve për të patur një shtetin e tyre. Por duke prishur Palestinën nëpërmjet kolonizimit në fakt Izraeli është duke i bërë gropën vetes, pasi në këtë mënyrë është duke aneksuar të gjithë Bregun Perëndimor dhe dashje apo pa dashje është duke i integruar palestinezët brenda në Izraelin e madh. Në aspektin afatgjatë aneksimet e paligjshme që Izraeli i bën Palestinës, do shkatërrojnë vetë dëshirën e elitave zioniste për ta bërë Izraelin një shtet çifut.

Rezistenca e palestinezëve dhe mos largimi i tyre nga Palestina është një fakt që i përndjek kudo izraelitët. Duke mos ditur sesi të sillen dhe duke mos patur mundësinë që ti zhdukin në masë, opsioni që qeveritë izraelite kanë zgjedhur të përdorin me palestinezët është burgosja e tyre kolektive dhe vjedhja masive e tokës. Në shikimin afatshkurtër izraelitët janë superior mbi palestinezët. Izraelitët kanë para, palestinezët janë të varfër. Izraelitët kanë armë, palestinezët nuk kanë. Izraelitët rrëmbejnë toka, palestinezët humbasin. Izraelitët kanë shtet, palestinezët nuk kanë. Por sa kohë mund të vazhdojë kështu Izraeli? Edhe sa kohë do ta toleroj bota aparteidin izraelit?

Me shtetin militarist që ka ndërtuar, Izraeli arrin që me armë në dorë të bëj zap të gjithë palestinezët. Nga Rripi i Gazës e deri në kufirin me Jordaninë në Bregun Perëndimor, Izraeli jo vetëm që mban të pushtuar të gjithë Palestinën por arrin të terrorizoj çdo qytetar palestinez që jeton brenda kufijve të Izrael / Palestinës. Duke i vrarë, burgosur, rrahur dhe përndjekur palestinezët, Izraeli ka ndërtuar një sistem totalitarist ushtarak që edhe vetë Gjermania naziste do e kishte zili. Gjermania naziste në Geton e Varshavës arriti të mbledhë 400.000 çifutë në një hapësirë prej 3.4 km ndërsa Izraeli ka mbledhur në Rripin e Gazës 2 milion palestinezë në një hapësirë prej 365 km2.

Getoja e Varshaves ku Hitleri mbylli cifutet

Terrorin që Izraeli ushtron kundër Palestinës nuk e ka bërë as regjimi aparteidal i Afrikës së Jugut dhe as regjimi i Sllobodan Millosheviçit në Kosovë. Por edhe pse Izraeli ka fituar shumë beteja me arabët, ai nuk ka mundur dhe nuk do të mundi kurrë që ta fitoj dot luftën me palestinezët. Situata demografike sot në Izrael / Palestinë tregon që një izraelit duhet të mbaj të nënshtruar një palestinez. Dhe kjo është një çmenduri demografike dhe ushtarake.

Në anën tjetër politikat agresive dhe gjakatare që Izraeli bën me fqinjët e tij, i ka bërë fqinjët e Izraelit: Sirinë, Libanin, Jordaninë dhe Egjiptin që të jenë në gjendje të vazhdueshme lufte me shtetin zionist. Edhe pse Izraeli me mbështetjen anglo-amerikane ka arritur që ti imponojë paqe Egjiptit dhe Jordanisë, lufta që Izraeli ka bërë në vitet e fundit kundër Sirisë dhe Libanit, dhe ndërhyrja turke, iraniane dhe katareze në mbështetje të Palestinës i ka hapur telashe të reja Izraelit në planin gjeostrategjik për të zhdukur Palestinën.

Ndërsa regjimet diktatoriale të Gjirit Persik i kanë braktisur palestinezët dhe sot janë aleatë me Amerikën dhe Izraelin, boshti ushtarak Iran – Siri – Liban përbën një kërcënim real për Izraelin. Lufta Hizbullah – Izrael e vitit 2006 që zgjati 34 ditë dhe Lufta e Gazës në 2009, 2012, 2014 i kanë treguar Izraelit që ndërsa ai ka mundur ushtritë jordaneze dhe egjiptiane, tani i duhet të përballet me luftën guerrile që milicitë islamike arabe që mbështeten nga Irani janë duke i bërë. Në luftën me Hizbullahin në 2006 Izraeli u godit rëndë me predha nga milicia shiite libaneze edhe pse Izraeli posedonte armë më moderne dhe të sofistikuara sesa Hizbullahu. Luftërat e Izraelit me Hamasin në Gaza në 2009, 2012 dhe 2014 ndërsa kanë dëshmuar për masakrat masive që Izraeli mund të kryej kundër palestinezëve dhe me ato të tmerroj të gjithë botën dhe të mos dënohet për krime kundër njerëzimit, në anën tjetër palestinezët kanë treguar që me kalimin e kohës jo vetëm që po përmirësojnë armatimet e tyre, por po arrijnë të godasin thellë e më thellë në Izrael. Ndërsa Izraeli vret palestinezë në masë dhe i mposht teknologjikisht, popullatat urbane izraelite e kanë të vështirë të pranojë të jetojë në një shtet që bën vetëm luftë.

Poster i Hizbullahut ne kufirin izraelit ku shkruhet: Jemi duke ardhur!

Lufta më e fundit terroriste ndaj Sirisë e cila u nxit nga Amerika dhe Izraeli, por që tani po përfundon me fitoren e Rusisë-Turqisë dhe Iranit, i ka hapur Izraelit një front të ri në kufirin me Sirinë. Bombardimet e shpeshta që Izraeli bën në Siri kundër ushtrisë siriane dhe trupave iraniane, dhe mbështetja që Izraeli i ka dhënë grupeve terroriste sikur al-Nusrës dhe ISIS-it, tregojnë Shah Mat-in e avashtë që iranianët dhe aleatët e tyre arabë janë duke i bërë Izraelit. Edhe pse amerikanët turfullojnë e kërcënojnë të gjithë vendet arabe dhe muslimane që kanë armiqësi me Izraelin në Lindjen e Mesme, në aspektin afatgjatë shteti i Izraelit dhe aleti i tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë duke e humbur luftën kundër Botës Islame. Tërheqja në këto ditët e fundit e Amerikës nga Siria dhe Afganistani dhe kërcënimi i Trumpit për të dalë nga NATO, janë shenja që tregojnë se Perandoria Amerikane më në fund po rraskapitet dhe ka arritur në limitet e fuqisë së saj. Tërheqja e Amerikës, apo rënia e fuqisë amerikane në botë do të thotë fund për Izraelin, pasi Izraeli është një zgjatim i imperializmit amerikan. Pa ndihmën ushtarake, ekonomike dhe politike të Amerikës, Izraeli do të marrë fund. Nuk do të arrijë dot që të mbajë as me bukë banorët e tij.

Fakti i vetëm që mban Izraelin në këmbë sot dhe justifikon krimet që ai bën kundër palestinezëve, janë përrallat e Biblës. Judejtë besojnë se pas kësaj zallamahie që ata po bëjnë në Palestinë dhe Lindjen e Mesme, më në fund do të zbresi Mesia i tyre i premtuar. Ndërsa protestantët amerikanë shpresojnë se duke mbështetur Izraelin që të vrasi arabët, më në fund protestantëve do u zbresi në tokë Jezu Krishti. Por a ka Zot në këtë botë, a ka Krisht dhe Perëndi që do ishte me Izraelin dhe Amerikën dhe do justifikonte atë që bën Amerika dhe Izraeli në Lindjen e Mesme? Cili Zot e cila fe do të ishte në këto momente me Benjanim Netanjahun dhe Donald Trumpin? Cili Zot e cila fe do justifikonte krimet që Izraeli bën në Palestinë që prej 70 vitesh? Kur mediat dhe gazetarët e pyesin qeverinë e Netanjahut pse ata pushtojnë Palestinën, pse i vrasin arabët etj, politikanë zionistë sikur Netanjahu përgjigjen se këtë ua ka premtuar Zoti në Bibël.

 

Por Zoti, Allahu, Krijuesi i racës njerëzore nuk është me kriminelët. Mësimet e Biblës nuk kanë ardhur në këtë dynja që të justifikojnë krimet e qeverisë së Izraelit, sikur edhe Kurani nuk ka zbritur për të justifikuar krimet e xhihadistëve të ISIS-it apo Nusrës.

Problemi në rastin e konfliktit Izrael / Palestinë qendron në faktin se qeveria e Izraelit dhe mbështetësit e tyre amerikanë e kanë shumë të vështirë që të pranojnë që ata nuk janë në anën e Zotit, por janë në anën e Shejtanit. Vetëm kur qeveria izraelite dhe mbështetësit e tyre amerikanë të kuptojnë që ajo që ata bëjnë në Palestinë është krim kundër njerëzimit dhe të pendohen për krimet që bëjnë, vetëm atëherë punët mund të ndryshojnë për mirë në Lindjen e Mesme.

Dashtë Allahu që paqja, humanizmi dhe dashuria të hyjnë në zemrat e amerikanëve dhe izraelitëve.

Dhe Paqja e Allahut ardhtë mbi Palestinën!

112