Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri të ditur se do të vazhdojnë me “punime” ndaj objektivave iraniane dhe forcave të regjimit të Damaskut të cilat mbështesin Iranin në Siri.

Në vlerësimin e parë të bërë në lidhje me sulmet e ushtrisë izraelite ndaj objektivave iraniane në Siri, Benjamin Netanyahu tha se “Ne punojmë kundër Iranit dhe forcave siriane, të cilat mbështesin ‘agresivitetin’ e tij”.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë së përurimit të aeroportit në qytetin Eilat, Kryeministri Netanyahu tha: “Pasi Irani hodhi raketa në drejtim të territoreve tona forcat ajrore gjatë gjithë natës goditën objektivat e Iranit në Siri”.

Netanyahu tërhoqi vëmendjen se Irani synon ta shkatërrojë Izraelin, ndërsa vijoi duke thënë se “Ata të cilët na kërcënojnë me shkatërrim marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë. Ne i mundim ata që përpiqen të na mundojnë”.

Duke vënë në dukje se Irani nuk do të heshtë ndaj kërcënimeve të Iranit, Kryeministri Netanyahu tha: “Ne nuk do të heshtim ndaj agresivitetit dhe përpjekjes së Iranit për tu vendosur në Siri. Edhe komandanti i Forcave Ajrore të Iranit, Aziz Nasirzade kishte deklaruar haptazi qëllimin e vendit të tij për ta shkatërruar Izraelin”.

Mbrëmë Izraeli ndërmori sulme ajrore ndaj objektivave të njësive speciale Fejlak Al-Kudus të Gardës Revolucionare të Iranit të dislokuara në Siri.

Në komunikatën e bërë nga ushtria izraelite thuhet se sulmet ajrore u ndërmorën si kundërpërgjigje ndaj sulmit me raketa të ndërmarrë ndaj Kodrave të Golanit që u shkatërrua nga sistemi i mbrojtjes ajrore Kubeja e Hekurt. Gjatë sulmit janë goditur një numër i madh i objektivave të Fejlak Al-Kudus përfshirë kampet e trajnimit dhe depot e municionit.

Në anën tjetër agjencia siriane e lajmeve SANA në një lajm që përcjell duke u bazuar në deklaratat e një zyrtari të lartë ushtarak bën të ditur se Izraeli sulmoi territoret e Sirisë me raketa të telekomanduara nga ajri dhe toka dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore siriane kanë parandaluar sulmin në fjalë, ndërsa shumica e raketave u shkatërruan në ajër pa arritur objektivin./ trt

6