Izraeli sulmon telefonat libanezë gjatë fjalimit të Nasrallahut

Libani e ka bërë regjimin izraelit përgjegjës për një hakmarrje të kohëve të fundit në rrjetin e telekomit të vendit gjatë një fjalimi nga Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës Hiizbollah, Sayyed Hassan Nasrallah.

Gjatë fjalimit të së enjtes për të nderuar komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, Mustafa Badreddine, mijëra libanezëve iu dërguan thirrje dhe mesazhe në të cilat Nasrallahu akuzohej për urdhërimin e vrasjes së Badreddine.

Pas incidentit, Hizbollah tha: “Një burim i panjohur manipuloi linjën e zyrës për shtyp të Hezbollahut, duke telefonuar një numër qytetarësh dhe duke u dërguar mesazhe”, që “përfshinin fyerje ndaj rezistencës dhe udhëheqësit të saj”.

Në një deklaratë të përbashkët, ministria e Telekomunikacionit të Libanit dhe kompania telekomunikuese shtetërore Ogero thanë se besonin që prapa thirrjeve të dyshimta telefonike fshihej Izraeli, duke përmendur një hakmarrje të ngjashme izraelite në vitin 2006.

Skandali preku rreth 10,000 telefona përmes një “teknologjie të lartë që depërtoi në rrjetin telefonik nga jashtë Lebanit”, shtoi deklarata.

Ajo vazhdoi më tej duke thënë se një inspektim teknik kishte zbuluar se thirrjet ishin nisur nga Franca, Italia, Iraku, Siria dhe disa vende të tjera.

Hetimet do të vazhdojnë dhe qeveria libaneze do të marrë masat dhe proçedurat teknike të nevojshme për të parandaluar shkelje të tilla, përfundoi deklarata.

Gjatë luftës 33-ditore të Izraelit në Liban në vitin 2006, Tel Avivi dhe aleatët e tij dërguan mesazhe me tekst dhe zë në telefonat libanezë dhe hakeruan stacionin televiziv të Hizbollahut, Al-Manar.

Të enjten, kreu i Hezbollahut paralajmëroi se asnjë pjesë e tokave palestineze të pushtuara nga Izraeli nuk do të kishte imunitet ndaj raketave të rezistencës dhe luftëtarëve të saj në çfarëdo konflikti të ardhshëm.

Ai vuri në dukje më tej se luftëtarët libanezë të rezistencës e kishin përmbushur detyrën e sigurimit të zonës kufitare me Sirinë dhe kishin shkatërruar pozicionet militante në rajon.

Një ditë më vonë, Hezbollahu njoftoi se i kishte dorëzuar ushtrisë libaneze një numër pozicionesh ushtarake. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne