Ja cilat janë ushqimet që shërojnë dhe përkeqësojnë aknet

Fytyra juaj është një reflektim i ushqimit që hani.

Disa shtesa në dietën tuaj mund të ndihmojnë në shërimin e akneve dhe inflamacionit, ndërsa përbërësit e tjerë mund të shkaktojnë përkeqësimin e tyre. Lexoni për të gjetur ushqimet më të mira dhe më pak të mira për lëkurën tuaj.

Plotësoni pjatën tuaj me këto ushqime që luftojnë inflamacionin dhe puçrrat.

1. Probiotikët

Gjenden në lakër dhe turshi. Ato mund të ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit duke inkurajuar bakteret e shëndetshme që të rriten në zorrën tuaj.

2. Acidet yndyrore omega-3

Ushqimet që luftojnë kundër inflamacionit si salmoni dhe arra kanë një raport më të lartë të omega-3 (yndyrna të mira!)

3. Antioksidantë

Gjenden sidomos tëk zarzavatet dhe manaferrat.

4. Zinku

Nivelet më të ulëta të këtij minerali thelbësor kanë qenë të lidhura me aknet më të rënda.

4 ushqime që i përkeqësojnë aknet

1. Vaji i kokosit

Ky vaj mund të jetë një bllokues poresh. Shkëmbejeni atë me vajin e farërave të lulediellit.

2. Hirra

Një studim tregoi se ky përbërës mund të çojë në puçrra fytyre të rënda.

3. Ushqime me gliceminë të lartë.

Këto rrisin sheqerin në gjak. Kjo shkakton ngritjen e niveleve të hormoneve.

4. Bulmetet

Problem i dyfishtë: Jo vetëm që shumica e qumështit prodhon vetë hormon, por mbi të gjitha të njëjtat hormone që prodhojnë puçrra si rrjedhojë e transmetimit nga lopët./ standard

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne