“Jo taksës në rrugën e Kombit”, Rama pritet me protesta në Has

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim në Has në kuadër të bashkëbisedimit për platformën e bashkëqeverisjes, por është pritur me protesta nga disa banorë dhe të rinj të FRPD.

Me disa pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, të rinjtë kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeveris Rama.

“Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do” ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës.

Sipas  PD, forca të shumta policie kanë ndaluar protestuesit të protestojnë në sheshin e qytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne