Sipas te gjithe mbrojtesve te Evolucionit, kurre nuk ka patur ndonje polemike shkencore rreth tij: Evidenca mbi teorine supozohet te jete aq e madhe sa qe tani mund te konsiderohet si nje fakt shkencor.
Sigurisht, nese evolucion do te thote vetem ndryshim me kalimin e kohes, ose ndryshime te vogla brenda specieve ekzistuese, atehere mund te mos kete kurre polemika. Asnje person i arsyeshem mund te dyshoje ne faktin e ndryshimit me kalimin e kohes dhe ne te vertete ekzistojne evidenca te medha rreth ndryshimeve brenda specieve ekzistuese. Mbareshtuesit i kane vezhguar apo shumuar ato ndershekuj.
Por evolucioni darvinist do te thote dicka me shume se sa ndryshim brenda specieve ekzistuese. Darvini nuk ka shkruar nje liber te titulluar “Si Ndryshojne Speciet Ekzistuese me kalimin e kohes”; ai ka shkruar nje liber te titulluar “Origjina e Specieve me ane te Seleksionimit Natyror” (The Origin of Species by Means of Natural Selection). Ne fakt, ai argumenton se te gjitha gjallesat jane pasardhes te paraardhesve te perbashket, qe jane modifikuar nga procese te paorientuara te tilla si ndryshime te rastit dhe seleksionimit natyror. (Ne versionin modern te kesaj teorie – neo darvinizmi – ndryshimet jane per shkak te dallimeve ne gjene dhe variacionet e reja kane origjinen ne mutacione gjenetike. Sipas Darvinit, te njejtat procese tashme i observojme brenda specieve, nese i jepet nje kohe e mjaftueshme, prodhohen specie te reja, organe dhe plane te reja trupore.
gjenetSidoqofte, me 1937 – tetedhjete vjet pas publikimit te librit te Darvinit “Origjina e Specieve” – specialist i gjenetikes neo-darviniste, ukrainasi i Perandorise Ruse, me pas amerikan, Theodosius Grygorovych Dobzhansky, vuri ne dukje se ende nuk ka evidenca te forta per te lidhur ndrydhimet e nje shkalle te vogel (small-scale changes) brenda specieve ekzistuese, te cilin Dobzhansky e quan “Micro-evolution”, deri ne origjinen e specieve te reja ose ne ndryshimet e nje shkalle te madhe (large-scale changes) qe i shohim ne rekordet e fosileve, te cilin e quan Macro-evolution. Por pasi nuk ka asnje menyre per te kuptuar mekanizmat e ndryshimeve makro-evolucionare, qe kerkojne kohe ne nje shkalle gjeologjike, ndryshe nga te kuptuarit e plote te proceseve mikroevoluese te observuara brenda hapsires se nje jete njerezore.
Dobzhansky konkludon se ne jemi te shtrenguar ne nivelin aktual te njohurive me deshiren per te vene nje shenje barazie mes mekanizmave te mikro dhe makro-evolucionit, dhe duke vazhduar ne kete supozim, per te shtyre perpara hetimet tona aq larg sa kjo hipoteze e punes do ta lejoje.
[Genetics and the Origin of Species, Reprinted 1982. (New York: Columbia University Press, 1937), p. 12]

keith
Keith Stewart Thomson

Gjashtedhjete vjet pasi Dobzhansky shkroi kete, biologet ende nuk kishin observuar as edhe nje origjine te nje specie te re “speciation” sipas seleksionimit natyror. Me 1997 biologu evolucionist Keith Stewart Thomson do te shkruante: “Nje ceshtje e paperfunduar per biologet eshte identifikimi i proves se kapur ne flagrance – smoking gun” dhe “smoking gun i evolucionit eshte specia e re (speciation), jo adaptimi lokal dhe diferencimi i popullimit”.
[Natural Selection and Evolution’s Smoking Gun,” American Scientist 85 (1997): 516–518]

Bakteriologu britanik, Alan H. Linton, ka pare per evidenca te speciation dhe konkludoi me 2001 duke thene: “Asnje nuk gjendet ne literature qe te kete pretenduar se nje specie te jete treguar se ka evoluar nga nje tjeter (ne menyre observuese). Bakteriet, forma me e thjeshte e jetes se pavarur, jane ideale per kete lloj studimi, me nje kohezgjatje prej 20 – 30 minutash dhe popullimi arrihet pas 18 oresh. Por per gjate 150 vjetesh te shkences se Bakteriologjise, nuk ekziston asnje evidence se nje specie e bakterieve ka ndryshuar ne nje tjeter…Perderisa nuk ka asnje evidence per ndryshimet e specieve midis formave me te thjeshta te jetes timenjeqelizore, nuk eshte per t’u habitur qe nuk ka evidence per evolucionin nga qeliza prokariotike (bakteria) ne eukariotike (bime dhe kafshe), aq me teper i gjithe grupi i organizmave me te larta multiqelizore”.
[“Scant Search for the Maker,” The Times Higher Education Supplement (April 20, 2001), Book Section, p. 29]

Sigurisht, edhe nese shkencetaret eventualisht observojne origjinen e nje specieje te re nga seleksionimi natyror, observimi nuk do te thote se seleksionimi natyror mund te shpjegoje gjithashtu origjinen e organeve te reja ose te planit trupor ne menyre te konsiderueshme. Por fakti se shkencetaret nuk kane observuar as hapin e pare ne makroevolucion do te thote se prova flagrante e evolucionit “Smoking gun” ende mungon.
Perkunder mungeses se provave te drejteperdrejta per speciazim sipas seleksionimitmoths_clip_image001_0000 natyror* pasuesit e Darvinit ende supozojne se ai ne thelb ishte i sakte dhe i konsiderojne ndryshimet brenda specieve ekzistuese si evidence ne favor te teorise se tyre. Per rrjedhoje gjeneratat e studenteve te biologjise jane ambientuar ne lidhje me nje ndarje ne propocione relative te flutures molë (kandërr -peppered moths) me ngjyrim te hapet dhe te erret, te ngjyera gjate revlucionit industrial, ne lidhje me nje rritje ne propocion te trishilit (finch) seqepemadh finchpas nje thatesie ne ishujt Galápagos dhe ne lidhje me perhapjen e rezistences antibiotike ne mesin e bakterieve qe shkaktojne semundje. Megjithate, fotografite apo pikturat e fluturave mole te ngjyera dhe trishileve te Galápagos jane aq te zakonshme ne tekstet e biologjise sa qe i kam quajtur “Ikona te Evolucionit”.
[*Jonathan Wells, The Politically Incorrect Guide to Darwinism and Intelligent Design (Washington, DC: Regnery Publishing, 2006)
Jonathan Wells, Icons of Evolution: Science or Myth? (Washington, DC: Regnery Publishing, 2000)]

Darwin_Tree_1837Darvini besonte se te gjitha gjallesat jane te lidhura ne nje “Peme te madhe te Jetes” (Tree of Life) me paraardhesin e perbashket universal tek baza e trungut dhe speciet moderne ne buze te degeve.* Sikurse fluturat mole te ngjyera dhe trishileve Galapagos, ashtu edhe Pema e Jetes se Darvinit eshte nje ikone e evolucionit, qe paraqitet tek shumica derrmuese e teksteve te biologjise.
[*Charles Darwin, The Origin of Species by Means of Natural Selection, First Edition (London: John Murray, 1859), p. 130]

Megjithate, deshmia e Pemes se Jetes se Darvinit nuk eshte edhe aq dominante. Regjistri fosil eshte fragmentar (i pjesshem)  dhe nje nga karakteristikat e tij me te shquara – shfaqja gjeologjikisht e papritur e shumices se cambrian-explosionplaneve trupore te kafsheve ne Shperthimin Kambrian (Cambrian Explosion) – kundershton teorine e Darvinit se dallimet e medha duhet te duken vetem pas miliona vitesh te evolucionit, gjate te ciles “numri i lidhjeve te ndermjetme dhe kalimtare”, duhet te kishin qene “madherisht te jashtezakonshme”.
Vete Darvini e ka konsideruar mungesen e lidhjeve te tilla nje problem serioz, ku zbulimet e mevonshme fosile e kane renduar ende me teper problemin.
[Darwin, The Origin of Species, p. 282.;James W. Valentine, Stanley M. Awramik, Philip W. Signor and Peter M. Sadler, “The Biological Explosion at the Precambrian-Cambrian Boundary,” Evolutionary Biology 25 (1991): 279–356.;Jeffrey S. Levinton, “The Big Bang of Animal Evolution,” Scientific American 267 (November, 1992): 84–91;Jonathan Wells, “Deepening Darwin’s Dilemma,” Discovery Institute (September 16, 2009)]

Science background design with object science.Biologet moderne jane munduar ta kapercejne problemin duke rindertuar histori evolucionare me ane te krahasimit te molekulave tek speciet e gjalla, por evidenca molekulare eshte e pllakosur nga mosperputhjet. Analizat e molekulave te ndryshme – madje edhe te njejten molekule te analizuar ne dy laboratore te ndryshme – mund te japin peme te ndryshme evolucioni. Per rrjedhoje, analizat molekulare tashme kane bindur edhe disa biologe evolucioniste te refuzojne hipotezat e nje parardhesi te perbashket universal.
[W. Ford Doolittle,Philosophical Transactions of the Royal Society of London B 364 (2009): 2221–2228; Carl R. Woese & Nigel Goldenfeld,Microbiology and Molecular Biology Reviews 73 (2009): 14–21;Wells, The Politically Incorrect Guide to Darwinism and Intelligent Design]

Nje mase e madhe librash te biologjise perdorin vizatime eshtrash te gjymtyreve te vertebroreve (nje tjeter ikone e evolucionit) per te ilustruar “homologjine” – ngjashmerine e struktures dhe pozicionit – qe sipas Darvinit japin evidenca per origjinen homologjie perbashket. Por shumica e biologeve para Darvinit e konsideronin homologjine si rezultat i dizajnit te perbashket. Per te vendosur ose provuar se homologjia eshte si shkak i prejardhjes se perbashket, neo-Darvinistet jane perpjekur ta shpjegojne ate per nga trashegimia e gjeneve te perbashketa, por Biologet e Zhvillimit (Developmental Biologists – qe merren me studimin e procesit permes te cilit kafshet dhe bimet zhvillohen dhe rriten) e dine se kjo nuk eshte pergjithesisht e vertete.* Pasuesit e Darvinit jane munduar ta zgjidhin kete problem duke ridefinuar homologjine ne kuptimin e ngjashmerise per shkak te prejardhjes se perbashket – por kjo do te thote se homologjia nuk mund te perdoret si evidence per origjine te perbashket pa argumentuar ne nje qark (fallcitet logjik): “Ngjashmeria per shkak te prejardhjes se perbashket eshte per shkak te prejardhjes se perbashket”
[*Gavin de Beer, Homology: An Unsolved Problem (London: Oxford University Press, 1971), pp. 15–16; Wells, Icons of Evolution: Science or Myth?]

Vete Darvini mendonte se evidenca me e mire per Pemen e tij te Jetes, vjen prej embrionologjise, te cilen ai e konsideron “derime tani klasa e vetme me e forte e fakteve”, ne favor te tij.* Ai besonte se embrionet e vertebroreve jane me te ngjashme ne fazat e tyre me te hershme dhe behen te pangjashme sapo ata zhvillohen dhe se embrionet e hershme i ngjajne paraardhesit te perbashket te te gjithe grupit. Darvinisti gjerman, Ernst Haeckel, beri vizatime per ta ilustruar kete besim e megjithate Haeckelbashkekohesit e tij kane theksuar se ai i ka keqparaqitur evidencat, vizatimet e embrioneve te Haeckel – nje tjeter ikone e evolucionit – u ribotuan ne tekstet e biologjise per me shume se nje shekull. E verteta eshte se embrionet e vertebroreve fillojne te duken shume te ndryshme nga njeri-tjetri, atehere ata konvergojne disi ne aparence ne gjysme-rruge permes zhvillimit perpara se te divergjojne perseri sic maturohen.
[*Charles Darwin, “Letter to Asa Gray, September 10, 1860,”; Rudolf A. Raff, The Shape of Life: Genes, Development, and the Evolution of Animal Form (Chicago: The University of Chicago Press, 1996), pp. 195, 208–209.; Jonathan Wells, “Haeckel’s Embryos & Evolution: Setting the Record Straight,” The American Biology Teacher 61 (May, 1999): 345–349.; Wells, Icons of Evolution: Science or Myth?]

Prandaj, mikroevolucioni eshte fakt qe mbeshtetet nga prova te shumta, por makroevolucioni mbetetet nje supozim i ilustruar me ikona qe keqparaqesin evidencat, ose mbeshtetet ne arsyetim qarkullues (circular reasoning – fallcitet logjik), ikonat nuk jane shkence por jane mite.
Kjo mund te jete nje arsye se pse – pavaresisht monopolit darvinist te edukimit shkencor – shume nga amerikanet refuzojne doktrinen se qenia njerezore ka evoluar nga majmuni antropoid (ape) si paraardhes, si proces rastesor, apo variacione rastesore, apo mbijetesa e me te fortit. Per te komplikuar ceshtjet, mbrojtesit e Darvinit tashme perballen me nje kundershtar te ri: Dizejnimi Inteligjent.

Sipas Dizejnimit Inteligjent (DI) eshte e mundur te konkludojme nga evidencat ne natyre se disa tipare te botes dhe te gjese se gjalle eshte me mire te shpjegohen sipas kauzes inteligjente se sa nga nje proces te paorjentuar natyror. Ndryshe nga Kreacionizmi, Dizejnimi Inteligjent nuk bazohet ne tekste religjonesh, por ne prova dhe logjike dhe ndryshe nga telogjia natyrore Dizejnimi Inteligjent nuk ka lidhje direkte me te argumentuarit ekzistences se nje Zoti Fuqiplote (megjithese eshte ne perputhje me ekzistencen e Zotit). Sidoqofte, darvinistet tentojne dhe mundohen ta diskreditojne Dizejnimin Inteligjent si nje forme e fondamentalizmit fetar – edhe pse ne fakt kundershtimi i tyre vjen per shkak se kundershtohen pikepamjet darviniste qe thone se te gjitha tiparet e gjallesave mund te shpjegohen sipas nje procesi te paorjentuar natyror.
Pra, ikonat e vjetra te evolucionit nuk kane arritur te bindin shumicen e njerezve se Darvinizmi eshte i vertete dhe Dizejnimi Inteligjent i paraqitet atij me nje sfide te re.
Prandaj sipas rrethanave, disa nga mbrojtesit e Darvinit i jane kthyer asaj qe quhet ne gjenetike “Junk DNA” (shtresa jo-koduese e ADN-se), per te suportuar teorine e tyre dhe per te refuzuar Dizejnimin Inteligjent. junk
Ne vitet 50′ Neo-Darvinistet barazuan apo i konsideruan gjenet ekuivalente me sekuencat e ADN-se dhe supozuan se rendesia e tyre biologjike vendoset tek proteinat qe ato kodifikojne. Por kur biologet molekulare zbuluan me 1970 se shumica e ADN-se tone nuk kodon per proteinat, Neo-Darvinistet e quajten ADN-ne jo-koduese-proteinash (non-protein-coding) si “junk” (rrangulline e paperdorshme ose e pavlere) dhe ia atribuan ate aksidenteve molekulare qe jane akumuluar gjate rrjedhes se evolucionit.
Ashtu sikurse Futurat e Ngjyera, Trishilet e Galopagosit, Pema e Jetes, Homologjia e Eshtrave te Vertebroreve, Embrioni i Haeckel dhe ADN-ja “Junk”, jane kthyer ne ikona te evolucionit. Por a jane keto Shkence apo Mit?

Burimi: albanculi.wordpress.com

33