Burimet palestineze thanë se Konferencë Ndërkombëtar do të mbahet në Kajro, Egjipt, në mbështetje të popullit të Gazës.
Burimet thanë se përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, Autoritetit Palestinez dhe qeveria egjiptiane do të jenë ndër pjesëmarrësit në konferencë.
Në koferencë do të diskutohen mënyrat për parandalimin e përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Rripin e Gazës dhe parandalimin e një krize njerëzore në enklavën bregdetare.
Përgatitjet janë duke u zhvilluar për Konferencën Ndërkombëtare në Gaza e cila do të mbahet në fund të këtij muaji, por dita e saktë nuk është përcaktuar.
Kjo vjen ndërsa mijëra njerëz të shtunën morën pjesë në ceremoninë e funeralit të Razan al-Naxhar, një mjeke vullnetare palestineze e cila u qëllua kohët e fundit nga trupat izraelite pranë kufirit me Gazën.
Ajo ishte femra e dytë midis më shumë se 115 palestinezëve të cilët janë vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite që kur protestat kufitare të Gazës nisën në fund të marsit.
Vdekja e saj ka sjellë totalin e palestinezëve të vrarë në demonstratat javore në 119.
Burimi : IQNA/ ML