Kalin: Rreth 60 për qind e konflikteve në botë ndodhin në shtetet myslimane

Duke folur gjatë një paneli të organizuar në Ankara nga Qendra e Kërkimeve dhe Trajnimeve Statistikore, Ekonomike dhe Sociale për Vendet Islame (SESRIC), Ibrahim Kalin theksoi se bota po kalon nga një periudhë kaosi dhe paqartësie në nivel global.

Ai vlerësoi se bëhet fjalë për një pasiguri dhe paqartësi në rritje për të ardhmen jo vetëm në ndërmjet shteteve myslimane, por edhe në shumë vende të tjera si në Perëndim, ashtu edhe në Evropë dhe Amerikën Latine.

Kalin vuri në pah se ekstremi i djathtë, që ka shkaktuar jo pak shqetësim viteve të fundit, ka filluar të marrë nën kontroll rrymën kryesore politike në shumë vende evropiane.

Pasi tërhoqi vëmendjen se rendi global i tanishëm nuk prodhon drejtësi dhe është i pasuksesshëm në lidhje me ndarjen e drejtë të pasurisë, zëdhënësi i Presidencës turke paralajmëroi se vendet myslimane janë kthyer në fushë loje të luftimeve.

Sipas tij, konfliktet kanë shterur energjinë sociale dhe burimet natyrore të vendeve myslimane.

“Rreth 60 për qind e konflikteve në botë ndodhin në shtetet myslimane. Ky duhet të jetë një mësim i vështirë për të gjithë ne. Kemi nevojë për lidership politik dhe unitet për të kapërcyer problemet me të cilat përballen myslimanët”, tha Kalin mes të tjerash./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne