Kryeredaktori i Yeni Şafak dhe i TVNET thotë se ‘pas Jeruzalemit radhën për tu shenjestruar e ka Meka dhe Medina’, sipas planit të një projekti rajonal ‘pushtues’.

Kryeredaktori İbrahim Karagül i Yeni Şafak dhe i TVNET, në një diskutim televiziv vlerësoi zhvillimet rajonale, duke u fokusuar tek qëllimi i Trampit për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

“Pas Jeruzalemit, Meka dhe Medina do të jenë shënjestëra e radhës. Drejtuesit e rinj arabë u ulën për të negociuar me Amerikën dhe Izraelin rreth Jeruzalemit për të ardhmen e tyre. Çdo vend, përfshirë këtu edhe Turqinë, ndodhet nën kërcënimin e projektit të pushtimit. Nga Afrika e Veriut deri në Pakistan, është e nevojshme të parashikohet se çfarë do të bëhet në këtë hapesirë gjeografike në të ardhmen,” tha Karagül.

“Turqia po zbaton parimet e veta, filozofinë dhe të kuptuarit e kësaj gjeografie dhe historie,” shtoi ai.

Pranimi në mënyrë të njëanshme nga Tramp i Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, është një hap që do të prishë dekada të politikës amerikane dhe mund të nxiste dhunën në Lindjen e Mesme. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shprehu shqetësim lidhur me këtë veprim, duke thënë se Jeruzalemi është “vija e kuqe e muslimanëve” dhe shtoi se çështja mund të shkaktojë ndërprerje të marëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit.

Jeruzalemi është i shenjtë si për muslimanët ashtu edhe për hebrenjtë, pasi përmban vende të njohura të muslimanëve si Xhamia Aksa dhe kubeja e shkëmbit, si dhe një tempull i vjetër për çifutët.

“Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Kuvajti formuan një bosht kundër Iranit. Ata vendosën kufij dhe premtuan siguri për Gjirin. Sot Amerika u thotë vendeve të Gjirit se armiku i tyre është Irani dhe jo Izraeli. Ata duan të mobilizojnë vendet e Gjirit kundër Iranit,” tha Karagül.

“Shtetet arabe nuk mund ta dallojnë ngritjen e lindjes. Ato janë dhënë shumë pas Perëndimit. Po mbahen diskutime që po i rrënojnë mendjet e muslimanëve,” përfundoi ai./yenisafak/ Gazeta Impakt

52