Katari: Arabia Saudite ka pasur plan për rrëzimin e pushtetit në Katar

Ministri i mbrojtjes së Katarit theksoi se vendet sanksionuese të Katarit do të thotë Arabia Saudite, Egjipti, EBA dhe Bahrejni synonin një ndërhyrje ushtarake për rrëzimin e sistemit shtetëror të Katarit dhe për arritjen e këtij qëllimi kishin plan të fuqishëm.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Khaled Al-Atije, ministri i mbrojtjes së Katarit, në një program televiziv të Al Xhaziras, deklaroi se qëllimi i vendeve sanksionuese të Katarit nga krijimi i krizës aktuale në mes vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, nuk kishte dallim nga qëllimet e krizave të viteve 1996, 2013 dhe 2014 dhe vetëm taktika e tyre ndryshon. Khaled Atije shtoi se Katari kurrë nuk do të anashkalojë parimet e tij themelore dhe nuk do të ndjek të tjerët, kjo çështje është një parim i vjetër konsiderohet vijë e kuqe e këtij vendi. Ministri i mbrojtjes së Katarit në lidhje me planin dhe praninë e Egjiptit në koalicionin kundër Dohas, deklaroi se Egjipti është një prej faktorëve që ndjekin politika kundër Dohas, mirëpo ai nuk konsiderohet faktor kryesor dhe mediat egjiptiane që po akuzojnë Katarin financohen nga një prej vendeve të Gjirit Persik. Khalid Atije deklaroi se dialogu është rruga më e afërt për zgjidhjen e çfarëdo lloj mosmarrëveshje dhe Doha është e gatshme që të ulët në tryezën e negociatave me vendet sanksionuese të Katarit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne