Dalin pamjet e para nga vendi ku eshte rrezuar avioni pak pas ngritjes nga aeroporti i Moskes, pasi me pare humbi nga radaret. emergjencat kane mberritur ne vendin ku jane gjetur pjeset e avionit te rrezuar, por nga te dhenat e para qe raportojne mediat ruse nuk ka te mbijetuar.

Avion rus me 71 persona ne bord u rrezua nderkohe qe me heret ishte dhene alarmi se ishte zhdukur nga radaret ne afersi te Moskës.

Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines u zhduk sot nga radarët, ndersa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit, ka raprotuar agjencia Interfax.

“Aeroplani është përplasur afër fshatit Argunovo”, më se 80 kilometra në juglindje të Moskës, ka raportuar Interfax, duke e cituar një burim të shërbimeve të emergjencës.

“Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, ka thënë ky burim.

Një tjetër burim i ka thënë agjencisë ruse, TASS, se janë gjetur pjesë të aeroplanit dhe se “askush nuk ka mbijetuar”.

avion2

avion

Avioni Saratov Airlines u rrëzua sot në rajonin e Moskës dhe mendohet se nu ka asnje shprese per gjetjen e gjalle te 71 personave ne bord ka thene agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar një burim të shërbimeve emergjente, transmeton “The Sun”.

Nderkohe Sputnik ben me dije se “Aeroplani u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, udhëtarët si dhe ekuipazhi vështirë se mund të mbijetojne”, tha burimi duke shtuar se avioni u zhduk nga radarët dy minuta pas nisjes.

graf

Vendi ky dyshohet se mund te jete rrezuar “eshtë në fushë në rrethin e Ramensky, megjithatë shpëtuesit nuk kanë arritur skenë”, thone burime per Sputnik.

Sipas një burimi të Sputnik, ne avion kishte 65 vetë në bord, pasagjere dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

49