Katoliku Nue Oroshi, kryetar i shoqatës “Trojet e Arbrit” sapo ka publikuar lajmin për përkrahje financiare për ndërtimin e monumentit të serbo-shqiptarit Skënderbe dhe ndërtimin e muzeut me emrin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Shoqata katolike “Trojet e Arbrit” në idenë e dhënë më 28 Korrik 2018 për serbo-shqiptarin Skënderbe, lidhur me vendosjen e monumentit të tij në Prizren dhe ndërtimin e muzeut në Kalanë e Prizrenit njoftoi se projekti është i gatshëm dhe duhet të vihet në veprim.

Shoqata tani po i kërkon cdo shqiptari që të ndimojë me para mbi realizimin e këtyre dy ideve për të katolicizuar Prizrenin, qytetin musliman ku u mbajt dikur nga krerët muslimanë shqiptarë Lidhja e Prizrenit.

Shoqata katolike “Trojet e Arbrit” kërkon që të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e në viset e tjera etnike shqiptare si dhe në Amerikë e Evropë që t’i bashkangjiten këtij aksioni për ta vendosur statujen e serbo-shqiptarit Skënderbe në qytetin që lidh tri kryeqytetet shqiptare Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën.

Gjithashtu u ftuan edhe shoqatat dhe biznesmenet shqiptarë që t’i pergjigjen aksionit të shoqatës për projektin katolik në Prizren.

Kryetari katolik Nue Oroshi bashkë me anëtarët e këshillit të projektit, katolikun Eduart Ndocaj, ish deputet i Republikës së Shqipërisë dhe bisnesmen në Itali, katolikun Tom Mrijaj, studjues dhe puplicist në SHBA dhe ekstremistin e njohur katolik Leon Molla president i Association ‘’Royaume du Soleil’’ në Francë, zgjodhën modelin e monumentit sipas këshillave me profesionistët nga mbrenda dhe jashtë shoqatës “Trojet e Arbrit”.

Katolikët e mesipërm e bënë publike fotografinë se si do të duket monumenti i serbo-shqiptarit Skënderbe në Shadervan të Prizrenit, duke pasur parasysh edhe madhësinë që ka Sheshi i Shadërvanit.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje partive politike shqiptare dhe Asamblesë Komunale në Prizren qe ti bashkangjitën aksionit për të dhënë ndihmën e tyre në suaza të rregullave shtetërore për vendosjen e statujës së Skënderbeut në qytetin musliman të Lidhjes së Prizrenit.

Kryetari dhe anetarët e shoqatës i bëjnë thirrje shqiptarëve me orjentim Kastriotas që të ndihmojnë në aksionin e grumbullimit të parave për katolicizimin e Prizrenit dhe të ardhurat e mbledhura t’i derdhin në konton zyrtare të shoqatës katolike ”Trojet e Arbrit”.

Kryetar: Nue Oroshi, Kryetar i shoqatës “Trojet e Arbrit” Kryetar, Gjermani
Anëtar: Eduart Ndocaj, bisnesmen, Itali
Anëtar: Tom Mrijaj, Studjues dhe Puplicist, Amerikë
Anëtar: Leon Molla, President i Association ‘’Royaume du Soleil’’, Francë.
Monumenti që do të vendoset në Prizren

Katolikët e lartpërmendur shpresojnë që monumenti i serbo-shqiptarit Skënderbe të vendoset së shpejti në qytetin musliman të Prizrenit.

Statuja që do të vendoset në Prizren
588