Kickbox, Kosova në mesin e 15 vendeve të botës në turneun e Turqisë

Përfaqësuesja e Kosovës në Kickbox është duke marrë pjesë në Turneun Prestigjioz WAKO Turkey International Open Tournament që po mbahet në Antalya të Turqisë.

Përmes një komunikate për media, Federata e Kickboxit të Kosovës bëri të ditur se në këtë turne do të garojnë 731 garues nga 15 Vende të Botës, derisa ndërsa Kosova përfaqësohet me Kickboxierët më të mirë, transmeton Gazeta Express.

Është e bërë e ditur se në këtë turne drejtësinë do të ndajë edhe një gjyqtar shqiptar.

Komunikata e plotë:

Përfaqësuesja e Kosovës në Kickbox është duke marrë pjesë në Turneun Prestigjioz WAKO Turkey International Open Tournament që po mbahet në Antalya të Turqisë.

Në këtë turne prestigjioz do të garojnë 731 garues nga 15 Vende të Botës, ndërsa Kosova përfaqësohet me Kickboxierët më të mirë dhe me shpresat e Përfaqësueses sonë.

Garuesit pjesëmarrës të Kosovës të udhëhequr nga Kryetari i Federatës së Kickboxit të Kosovës Fatmir Makolli, selektori Lutfi Menxhiqi dhe trajneri Ilir Menxhiqi janë: Dardan Menxhiqi -67 Kg Senior, Valmir Hoti -71 Kg Senior, Valdrin Ibishi -60 Kg Junior, Domenik Nrecaj -85 Kg Senior, Perparim Idrizi -57 Kg Senior, Arber Husaj -71 Kg Junior, Arber Salihu -51 Kg Junior, Euron Namani – 55 Kg Kadet, Dardane Menxhiqi -50 Kg Junior, Dafina Krasniqi -55 Kg Kadet, Agnesa Behrami -55 Kg Kadet, Mirlinda Toshi – 60 Kg Junior dhe Lorijeta Konushevci -45 Kg Kadet.

Përveç garuesve në mesin e 72 gjyqtarëve Kosovën e me mjaft sukses po e përfaqëson gjyqtari ndërkombëtar Burim Shala.

Gjatë ditës se sotme 07.04.2017 janë zhvilluar meçet eliminuese ku përfaqësuesit e Kosovës kanë pasur paraqitje shume të suksesshëm, vlen të theksohet se Kickboxieri më i mirë Kosovar Dardan Menxhiqi ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme duke kaluar pengesat dhe është kualifikuar në gjysmëfinale.

Paraqitje shumë të mirë ka treguar edhe kickboxieri Valmir Hoti duke kaluar në çerekfinale, këto rezultate tregojnë se Kickboxieret Kosovar falë punës së palodhshme dhe eksperiencës së trajnerëve tanë shumë shpejt u janë përshtatur rregulloreve të ËAKO dhe pritet që shpejt të kemi edhe medalje botërore./ Expresi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne