Kina reagon ndaj raportit të Pentagonit

Kina ka reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i cili thotë se Pekini synon të zgjerojë praninë ushtarake në rajone të ndryshme të botës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Kinës të enjten me anë të një deklarate, e quajti gënjeshtër të pastër raportin e Pentagonit i cili pretendon se Kina synon të zgjerojë praninë ushtarake të saj në rajone të ndryshme të botës, ndërsa deklaroi se Pekini nuk ka program për zgjerimin e pranisë ushtarake në rajone të ndryshme të botës dhe nuk synon të krijojë as baza ushtarake në vendet e tjera. Huva Çun Ing, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, gjithashtu, ka reaguar ndaj raportit të Pentagonit në lidhje me programet ushtarake të Pekinit dhe deklaroi: “Amerika në këtë raport ka anashkaluar të vërtetën dhe ka bërë pretendime në mënyrë verbale”. Vlen të theksohet se Pentagoni në raportin e tij vjetor të publikuar të mërkurën, pretendoi se Kina ndjek programe për zgjerimin e pranisë ushtarake të saj në rajone të ndryshëm të botës duke përfshirë edhe krijimin e një baze ushtarake në Pakistan dhe në detin e Kinës Jugore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne