Koalicioni amerikan sulmon një autokolonë të ushtrisë siriane

Avionët e koalicionit të ashtuquajtur anti-ISIS të kryesuar nga Amerika, kanë sulmuar një autokolonë të ushtrisë siriane në lindje të vendit.

Lajmi bëhet i ditur nga kanali Sky News Arabic, sipas të cilit avionët amerikanë kanë sulmuar autokolonën ushtarake siriane dhe aleatët e saj në afërsi të fushës së naftës Latim në lindje të Dejrul Zurit. Për pasojë janë vrarë disa ushtarë sirianë dhe janë shkatërruar automjetet ushtarake. Kjo nuk është hera e parë që avionët amerikanë sulmojnë ushtrinë siriane, pasi që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, avionët amerikanë në mbështetje të terroristëve, disa herë kanë sulmuar bastionet e ushtrisë siriane. Sulmi i koalicionit amerikan anti-ISIS ndaj ushtrisë siriane është kryer në kohën kur më 7 shtator ushtria siriane ka thyer rrethimin e qytetit Dejrul Zur dhe ka marrë nën kontroll aeroportin ushtarak të këtij qyteti. Amerika dhe aleatët e saj prej gushtit 2014 kanë nisur operacionin kundër ISIS në Siri, duke vepruar jashtë kuadrit të OKB dhe pa u koordinuar me qeverinë siriane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne