Komandanti i Brigadave të Rezistencës: Mbështetja e Iranit për Palestinën, ka qenë e sinqertë

Një prej komandantëve të brigadave të Rezistencës Popullore të Palestinës deklaroi se Republika Islamike e Iranit është i vetmi vend që mbështet popullin e Palestinës me sinqeritet dhe pa kurrfarë kushti.

Abu Muxhahed një prej komandantëve të brigadave të Rezistencës Popullore të Palestinës, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim, tha se ndihmat e Iranit ndaj popullit të Palestinës dhe ndaj Rezistencës nuk janë të kushtëzuar dhe nuk bëhen për përfitime. Ai theksoi: “Pikërisht kjo çështje është bërë shkak që lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit të ketë një pozitë të veçantë pranë popullit palestinez”. Abu Muxhahed shtoi: “Janë disa vende të tjera të cilat mbështesin popullin e Palestinës vetëm në bazë të interesave të tyre thuajse kjo çështje nga aspekti politikë ka vetëm përfitime tregtare dhe nuk merren parasysh faktor të tjerë të besimit dhe mbështetjes së një populli të shtypur. Në këtë kuadër disa vende arabe po bëjnë veprime për normalizimin e marrëdhënieve të tyre me regjimin sionist, por në realitet këto veprim nuk janë gjë tjetër, përveçse një komploti për shkatërrimin e çështjes së Palestinës dhe bëhen kundër të gjithë faktorëve që dëshirojnë të ndihmojnë popullin e Palestinës kundër regjimit sionist”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne