Në një denoncim qytetar një posedues mjeti autoveturë është shprehur që një makinë e mbushur plot në një nga Karburantet ‘Kastrati’ në Shkodër, makina e tij kishte bërë shumë më pak milje sesa jashtë vendit, e furnizuar me të njejtën sasi nafte. Qytetari madje nënvizon faktin se ishte gati dyfishi i internerarit të përshkuar nga mjeti në rastin e furnizimit me naftë jashtë vendit, duke hedhur  hije të forta dyshimi mbi cilësinmë e naftës në Shqipëri, dhe veçanërisht të naftës së tregtuar nga kompania “Kastrati”. Por i menjehershem ka qene reagimi i kompanisë së karburanteve ne Shqiperi “Kastrati Group” qe kanë postuar dokumentacionin ku sipas kompanisë rezulton se është me të gjitha kontrollet në rregull. Por kontrollet shqiptare ama.

“Perfaqesues te Kastrati Group te sensibilizuar menjëherë për ankesën e një klienti që ankohej për furnizimin me karburant dhe kilometrat e bere ketu ne Shqiperi krahasuar me jashte, sollen te gjithe dokumentacionin qe tregon se sistemi i matjes ne te gjitha pikat qe posedon ky grup eshte nen vezhgimin e vazhdueshem te instancave perkatese shteterore. Pa keto liçensa per matjen e peshes, standartin e karburantit qe rinovohen çdo gjashte muaj, eshte e pamundur te shesesh qofte edhe nje liter karburant.

Ne foto eshte libreza e kualidimit te distributorit ne Shkoder, aty ku eshte furnizuar zoteria i ankeses. Ne foto tjeter pompa me pullen qe e vendos DPM drejtoria pergjithshme e meterologjise”, reagon “Kastrati”.

Por “Pamfleti.com” vetëm pak kohë më parë e ka ngritur këtë problem, teksa ka publikuar një raport të organeve të specializuara që kanë analizuar naftën e katër kompanive shqiptare por dhe të vendeve fqinje. Ka evidentuar se kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së naftës në vend rezulton se tregtojnë në pjesën dërrmuese gazoil të përzier me solar apo vajguri, në një kohë kur rafinimi i produktit nuk bëhet i plotë. Cilësia e naftës shqiptare është shumë e ulët, nëse ajo krahasohet me atë të vendeve fqinje. Ky pohim nuk është legjendë urbane, por arriti të provohej nga PSE në rrugë laboratorike. Një hulumtim, i shtrirë në disa muaj, provon qartësisht se nafta, e cila shitet në pikat e karburantit përreth Shqipërisë dhe furnizon rreth 430 mijë automjete, është në pjesën dërrmuese të saj jashtë standardeve normale të cilësisë.

PSE krahasoi naftën, që shitet në pikat shqiptare të karburantit, me atë që shitet në vendet fqinje, të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë. Gjithsej u morën tetë kampione nafte, pesë prej të cilave në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe zonat kufitare të Shqipërisë dhe tri të tjera në pikat e karburanteve të vendeve fqinje. Në Tiranë dy mostrat u morën nga dy pika karburanti të vendosura në Tiranën e Re. Një nga mostrat u mor në afërsi të Bradasheshit në Elbasan, një mostër u mor në qytetin e Shkodrës dhe e pesta u mor në afërsi të pikës doganore të Kapshticës. Të pesta mostrat në Shqipëri u morën në pika karburanti të përzgjedhura rastësisht, duke pasur si qëllim analizimin e kompanive më të rëndësishme që operojnë në tregun e shpërndarjes së naftës në vend. Mostrat e naftës u morën në pikat e shpërndarjes së kompanive Eko Al, Gega Oil, Gulf dhe Kastrati.

Në Malin e Zi, Maqedoni dhe Greqi mostrat u morën në pika kufitare, nën emrin e shpërndarësve të rëndësishëm të naftës në këto vende, përkatësisht në Kalamper Oil, MakPetrol dhe Elin Oil. Mostrat u ekzaminuan në laboratorin shkencor NAIAS në Pire të Greqisë, për t`u analizuar më pas nga një inxhinier me eksperiencë në fushën e hidrokarbureve, i cili përdori për to shkallën e vlerësimit nga 0 deri në 5 (yje), ku zero ishte cilësia më e ulët e gjetur dhe pesë ajo më e larta. Ekspertit iu dhanë elementët për t`u interpretuar, pa përcaktuar se cilës kompani i përkisnin apo nga cili vend mostrat vinin. Të tetë mostrat u analizuan në bazë të gjashtë parametrave: viskoziteti kinematik në 40 gradë Celsius, temperatura e flakërimit, përmbajtja e squfurit, indeksi i cetanit, densiteti dhe distilimi në temperatura të ndryshme. Analizimi tregoi se nga pesë mostrat e naftës të marra në Shqipëri, një prej tyre rezultoi me nivelin e cilësisë 4, një me nivelin 2, një tjetër me nivelin 1 të cilësisë dhe dy mostra rezultuan me nivel cilësie 0. Mostrat e naftës të marra në Malin e Zi dhe Maqedoni inxhinieri i hidrokarbureve i vlerësoi me nivelin 5 të cilësisë, ndërsa ajo e marrë në Greqi u vlerësua me nivelin 4. Pavarësisht se në Shqipëri kanë munguar investigimet e pavarura apo institutet dhe laboratorët privatë për të analizuar cilësinë e naftës, qindra-mijëra qytetarë ndjejnë çdo ditë pasojat e cilësisë së saj të ulët në automjetet e tyre dhe miliona të tjerë efektet e saj në ndotjen e ajrit. “Dy janë mundësitë për këtë mostër: ose kemi të bëjmë me gazoil parafinik, ose me vajguri…”, – theksohet në interpretimin e njërës prej mostrave, e cila kishte viskozitet të ulët, densitet të lartë, indeks cetani nën normë dhe fillim të lartë distilimi. Për një tjetër mostër të naftës së marrë në Shqipëri inxhinieri vlerësoi se, të dhënat laboratorike tregonin se në të kishte një përmbajtje të lartë produkti vajor apo solar. “Ka në përbërje dy pjesë të ndara me thikë, nuk ka konsistencë rafinimi. Nuk vlerësohet si produkt i besueshëm për t`u përdorur. Zakonisht, ky lloj produkti harxhohet shpejt, nuk lubrifikon mirë mjetin dhe nuk prodhon fuqi të mirë kalorifike”, – argumenton ai. Një nga mostrat e naftës së shitur në vend u cilësua me një yll cilësie, si një gazoil shumë i dobët.

Ndërkohë që vetëm pak kohë më pas, ka qënë pikërisht një qytetar që ka denoncuar duke postuar dhe faturën dhe kilometrazhin e përgjysmuar të automjetit të tij me naftën “Kastrati” krahasuar me naftën e vendeve fqinje.

97