Moda është një industri mjaft fitimprurëse, me tonelata stoqesh çdo në vit. Por çfarë ndodh me ato rroba të prodhuara për kategori specifike që mbeten në magazinat e kompanive të modës.
Përgjigjja është domethënëse.
Markat luksoze si Burberry, preferojnë t’i djegin rrobat e tyre me vlerë miliona euro në mënyrë që të mos përfundojnë … tek të varfërit e këtij planeti.
Vetëm kompania Burberry ka shkatërruar më shumë se 28 milionë dollarë produkte të padëshirueshme vitin e kaluar. Zëdhënësi i kompanisë duke folur për revistën Forbes pranoi se kompania ka djegur rezervat e pashitura, duke bashkëpunuar me kompani të specializuara të inceneratorëve në mënyrë që të shfrytëzojë energjinë e prodhuar.
Ajo që megjithatë lihet të kuptohet nga kompania është se djegia e stoqeve me rroba bëhet për të mbrojtur “të drejtat e pronësisë intelektuale dhe vlerat e markës. “Nuk duam të shesim prodhimet tona kudo ose te “njerëzit e gabuar”, pasi kjo do të çonte në zhvlerësimin e markës. Kompania ka mbrojtur këtë praktikë duke thënë se është aplikuar gjerësisht në industrinë e modës.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-5968805/Burberry-burns-28m-excess-luxury-clothing-year.html
https://www.thetimes.co.uk/article/luxury-brands-burning-stock-worth-millions-zxxscjcmj