Rajoni Shqiperia

Korrigjimi i kufijve, Feraj: Nuk mund të shkëmbejmë tokën tonë me tokën tonë

Anëtari i bordit të Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri, Hysamedi Feraj, komentoi idenë e korrigjimit të kufijve nga ana e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Gjatë emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano, Feraj theksoi se kjo lloj ideje është një akt tradhtie. Sipas tij është e padrejtë shkëmbi mes tokave të vendit tonë.

“Në thelb ishte që ti jepej një pjesë e veriut të Kosovës dhe të merrte një pjesë ku banohej nga shqiptarët. Pala tjetër ka thënë që ishte3 dakord të merrte veriun. Nuk besoj se duhet të bëjmë tregti me tokat tona. Të japim bar që të marrim livadhin ose pyllin që të marrim fushën. Është e pakuptimtë. Unë jam kundër çdo shkëmbimi të padrejtë dhe atë pabarabartë dhe të shkëmbejmë tokën tonë me tokën tonë”.

Motivet e Thaçit janë gjëja e fundit që më duhen sepse kemi faktin e padrejtë e kur kemi faktin e padrejtë asnjë motiv nuk mund ta legjitimojë atë fakt të padrejtë. Është akt tradhtie edhe sikur të ketë motivet më të mundshme, subjektive dhe të thella. Akti është objektiv në këtë rast. Thaçi gjykohet për objektivitetin e tradhtisë, jo për subjektivitetin e tij”, tha Feraj.

Sipas Ferajt, Shqipëria është e dobët dhe kjo ka mbajtur gjallë tensionet në Ballkan. Ai nënvizoi se burimi i dobësisë së shqiptarëve vjen nga refuzimi i të menduarit.

“Ata mund të ankohen për dobësinë tonë, sepse dobësia jonë i ka mbajtur gjallë tensionet në Ballkan vazhdimisht dhe i ka futur fqinjët në Ballkan njëri me tjetrin se cili do e zotërojë këtë territor, i cili duket si vend pa zot. Me dobësinë tonë jemi bërë faktor destabiliteti në rajon. Përndryshe nuk do duhej t;u kishte shkuar mendja të grindeshin se kush do e zotëronte këtë territor dhe si do ta ndajmë. Aty do ishte qetësuar situata dhe ata do reflektonin.

Burimi i dobësisë sonë është refuzimi i të menduarit sepse fuqia e qenies njerëzore qëndron në fuqinë e intelektit që ka jo në krah. Ajo është fuqi e shtazores dhe për fatin tonë të keq konstatoj se gjatë gjithë historisë që njohim kemi pasur largësi me mendjen dhe me trupin. Mirëpo burimi më i madh i fuqisë së një populli është mendja. Ne këtë e kemi lënë pushim dhe e kemi etiketuar në mënyra më të ndryshme përbuzëse. Prandaj kam propozuar dhe vazhdoj të propozoj që burimi i fuqisë sonë më të madhe do të ishte të menduarit”, tha Feraj./abcnews.al

OPINIONE