Kreu i Daesh në Irak është nën ‘mbrojtjen e SHBA’

Abu Bakr al Baghdadi, udhëheqësi i grupit terrorist Daesh , është ende gjallë në provincën perëndimore të Anbarit të Irakut , ku ai gëzon “mbrojtjen e SHBA”, ka pohuar një ligjvënës irakian.

Në një deklaratë të së enjtes, Hassan Salem, një deputet i lidhur me grupin Asaib Ahl al-Haq (një pjesë e forcave luftarake shiite Hashd al-Shaabit në Irak), tha se al-Bagdadi, pavarësisht disa raporteve të mëparshme rreth vdekjes së tij, ishte “duke udhëtuar lirisht nëpër rajon nën mbrojtjen e SHBA-ve”.

“Al-Baghdadi është në shkretëtirën e Anbarit , të cilien ai e përdor si një strehë e sigurt”, tha Salem. “Ai është duke u siguruar me mbështetjen e SHBA në Anbar Ayn al-Assad dhe po udhëton lirshëm midis Irakut dhe Sirisë “.

Sipas Salem, SHBA po ndihmon kreun e Daesh , sepse e di që parlamenti i Irakut së shpejti do të kërkojë një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga vendi.

Grupet pro-iraniane në parlamentin e Irakut pritet të miratojnë një rezolutë në mars duke bërë thirrje për largimin e të gjitha trupave amerikane nga Iraku.

Rreth 5,000 ushtarakë amerikanë kanë mbetur në vend që nga 2014, kur Uashingtoni krijoi një koalicion ushtarak ndërkombëtar me synimin e luftës kundër Daesh në Irak dhe Siri.

Përveç trajnimit të forcave irakiane, koalicioni i udhëhequr nga SHBA vazhdon t’i japë ushtrisë irakiane mbështetje ajrore në luftën e vazhdueshme të kësaj të fundit kundër pranisë së vazhdueshme të Daesh .

Menjëherë pas paraqitjes së tij të papritur në mes të 2014-ës, grupi terrorist famëkeq mbylli brigjet e mëdha të territorit në Irakun verior dhe perëndimor.

Në fund të vitit 2017, Bagdadi shpalli fitoren ndaj Daeshit pas një lufte trevjeçare që përfundoi me rënien e Mosulit, bastionit te fundit të mbetur të grupit në Irak.

Ushtria irakiane, megjithatë, vazhdon të zhvilloje operacione të shpeshta kundër Daesh “qelizat e fjetura” që pretendohet të mbeten aktive në disa pjesë të vendit./ yenisafak/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne