CEO-ja i Facebook, Mark Zuckerberg ka shkruar për një takim që ka pasur me studentët muslimanë të Dearbonit në Michigan.

Në një postim në Facebook, ai shkroi për disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen myslimanët, si në vendet e tyre të origjinës, ashtu edhe në Amerikë. Ai theksoi problemet me të cilat duhet të jetojnë emigrantët mysliman. Postimi i tij është ‘pëlqyer’ mbi 53.000 herë dhe ka shpërndarë më shumë se 4.000 herë. Në postim thuhet:

“Sapo pata një bisedë interesante me një grup studentësh muslimanë në Universitetin e Miçiganit-Dearborn. Dearborn është një nga komunitetet më të mëdha dhe më të vjetra muslimane në Amerikë, me rreth 20% që identifikohen si myslimanë.

Shumica e studentëve që takova ishin emigrantë, duke përfshirë edhe zonat e luftës në Palestinë, Jordani dhe Irak. Ata më treguan histori për dhunën që kishin përjetuar.

Përfundimisht familjet e tyre erdhën në Dearborn për rehati dhe komoditet. Një student më tha: “Prindërit e mi janë shumë konservatorë, por unë jam bërë i hapur sepse e kam këtë komunitet që më ka pranuar, jo vetëm me besimin tim, por edhe me rrënjët e mia. Gjithkush e kupton historinë time. “

Megjithatë, edhe në një komunitet si Dearborn, studentët më thanë se ata ende ndjejnë se janë të “monitoruar” . Një student më tregoi për ndjenjën se ajo duhet të sillet në një dyqan ushqimor, dhe se i lë njerëzit e bardhë përpara saj për t’ua provuar se muslimanët janë njerëz të këndshëm. Me kalimin e kohës, tha ajo, “Kam mësuar të mos kërkoj falje për identitetin tim. Unë jam arabe. Unë jam muslimane. Kjo është ajo që unë jam. “Por është ende si luftë”.

Një nga nxënësit që kam takuar më tha se e di se shumë amerikanë të bardhë ndihen të marxhinalizuar dhe të diskriminuar gjithashtu. Por edhe me ata është vështirë të fillosh bisedë. “Komunikimi mund të thyejë këto barriera”.

Para se të largohesha, një student më tha këshillën e profesorit të tij se një mënyrë për të zvogëluar islamofobinë është ta njohësh problemin, por pastaj të përqendrohesh në lidhjen me njerëzit rreth çështjeve të tjera, duke ndërtuar mirëkuptim të përbashkët dhe duke vendosur një shembull se si zgjidhen keqkuptimet. Falë të rinjve që u takova me ta, unë arrita të kuptoj atë që na pret dhe që duhet ta kemi parasysh”.

13