Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras bëri të ditur se është e nevojshme të përkrahet anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian (BE).

Gjatë takimit të tij me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare, Kryeministri grek Cipras deklaroi se është e nevojshme që të përkrahet anëtarësimi i Turqisë në BE.

“Anëtarësimi i Turqisë në BE do të jetë në dobi edhe të popullit turk, por edhe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, deklaroi Cipras.

Duke vënë në dukje se me Kancelaren Merkel kanë biseduar edhe në lidhje me marrëdhëniet turko-greke dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e Qipros, Kryeministri Cipras tha se gjithashtu duhet të përkrahen të gjitha përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes së drejtë dhe të qëndrueshme këtij problemi.

Ndërkaq Kancelarja gjermane Merkel foli për marrëveshjen e kthimit të emigrantëve të vendosur mes Turqisë dhe BE-së.

Ajo tha se marrëveshja e rikthimit nuk po zbatohet ndaj emigrantëve të ardhur në Evropë nga vendet në të cilat nuk ka luftë siç janë Afganistani dhe Pakistani./ trt

16