Kur teshtin Uashingtoni, plevitoset Tirana

GJERGJ THANASI

Në Bullgarinë e Zhivkovit aleaten më servile të Bashkimit Sovjetik ndër të tjera qarkullonte edhe batuta: Kur tështin Moska, plevitoset Sofja. Sot për shkak të lidhjeve e mërëdhënieve të ngushta shpesh një kahëshe të Shqipërisë me SHBA-në  pa frikë mund të themi se, kur tështin Uashingtoni, plevitoset Tirana!

Nga mesi i prillit deri më sot kemi një përkeqësim të rivalitetit cifuto-iranian në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. (Termi cifut përdoret nga ana jonë njëlloj si fjala cifut në titullin e romanit të Lion Fojtvangerit “Cifutja e Toledos” përkthyer mjeshtërisht në shqip nga ebreu savant Robert Shvarc). Forcat ajroreizraelite kanë bombatrduar herë pas here përqëndrime trupash dhe mjetesh iraniane në Siri duke vrarë specialistë iranianë deri në nivel koloneli dhe duke shkatërruar raketa relativisht modern iraniane si psh. Misagh 2, Zerzal apo edhe avionë pa pilot Ababil të modernizuar. Për të bindur Presidentin Trump të hapë rrugë për rivendosjen e sanksioneve kundra Iranit, vetë kryeministri izraelit Netanjahu në një “one man show” bëri publike, që Mosadi kishte arritur të vidhte rreth 5 (pesë)kuintalë dokumente sekrete të programit nuklear iranian. Qëllimi ishte t’i tregonte botës se marrëveshja për bllokimin e programit bërthamor iranian në këmbim të heqjes së sanksioneve ishte e gabuar, sepse Irani i kishte mashtruar shtetet nënshkruese të kësaj marrëveshje.

Në Uashington anti-mullahë të thekur si z. Bolton dhe z. Pompeo kanë zënë pozicione VIP të ministrit të jashtëm apo të këshilltarit të sigurisë kombëtare. Ka shumw të ngjarë, që në 12 maj e në vazhdim Uashingtoni të “tështijë”!!!!! Është thuajse e pamundur që Tirana të mos “plevitoset” për disa arsye.

  • Pavarësisht nga bishtdredhjet e qeverisë Rama përsa i përket votimeve në OKB Shqipëria është jashtëzakonisht e lidhur me SHBA-në dhe një acarim i Iranit me SHBA-në + Izrael me patjetër do të ndikojë në Shqipëri.
  • Strehimi i muxhahedinëve MEK në Shqipëri, mund të justifikohej si një favor i një mikroaleati (Shqipëria) për një makroaleat (SHBA), por lejimi për të kryer aktivitete politike të zhurmshme dhe ndoshta aktivitete paraushtarake madje edhe kriminale është tepër dhe në mos sot nesër mund të mos tolerohet nga Irani.
  • Dhënia e lejes me mendjelehtësi tipike kryeministrore për të ndërtimin e të ashtuquajturit Kampi “Asharaf 3” në Manzë është jo thjesht teprim, por ndoshta edhe një problem për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
  • Situata përkeqësohet deri në kufijtë e kritikes nga englendisja tribunave me Madam Raxhavin e Muxhahedinëve MEK, apo lëshimi i deklaratave pa doganë nga politikanë thuajse karagjozë si ministri i diasporës Majko (Tuneli nën Otranto!!!), nga një deputete ish anëtare e “Kompleksit muzikor” Habilaj, nga një shef shërbimi gjitholog, që brockullis studio më studio televizive, por nuk kryen detyrën, për të cilën merr rogën, atë meselenë e matjes së radiacionit….
  • Plani i masave antiterror (jo vetëm ato dy faqet, që u bënë publike) si edhe aprofesionalizmi ulëritës Ditën e Sulltan Novruzit me shoqërimin nga forcat e anti terrorit të dy gazetarëve iranianë të ardhur ligjërisht në Shqipëri me ftesën e Baba Mondit, ndaj të cilit ata gjoja do bënin akte terrori, tregon se Shqipëria ime e mjerë, një Atdhe i dhënë me koncesion (famëkeqet PPP), nuk ka as takat, as vullnet e as mjete për të përballuar një “lojë” tërheqje litari, Tug of war sic thotë anglezi midis izraelitëve dhe iranianëve.
  • I kujtojmë lexuesit se tashmë Irani po shndërrohet edhe në fuqi mesdhetare nëpërmjet të tretëve (proxy). Ky Iran edhe më parë në përplasje me Izraelin ka organizaur me sukses të plotë apo të pjesshëm aksione anti Izrael nga Argjentina në Indi, nga Bullgaria në Qipro.Të gjitha vendet e lartpërmëndura përsa i përket sigurisë kombëtare janë vite drite larg Atdheut tim të ngratë sidomos sot, kur qeveriset nga një kope “geishash” e “samurajsh” me syckat e lyera me rimel. Kur ato vende e “hëngrën telin”, sa shanse ka që Shqipëria ta kalojë lumin pa u lagur?!?!?!?!
  • Nuk ka asnjë arsye, që Shqipëri të bëhet shesh beteje për dy fuqi të mëdha të Lindjes së Mesme. Populli jo më kot ka atë fjalën e urtë: Kur zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët. Kuptohet në rast të një përplasje të tillë shkelmat do t’i hanë gomerët shqiptarë jo pushtetarët tanë!
  • Për Shqipërinë si Irani si Izraeli nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kështu që nuk kemi pse privilegjojmë njerën nga këto fuqi të Lindjes së Mesme.
  • Lidhjet ekonomike me Iranin janë thuajse inekzistente, ndërsa ato me Izraelin përgjithsisht nuk kanë rezultuar të tipit “win-win” për biznesmenët shqiptarë, që janë përfshirë në transaksione ekonomike me biznesin ebre. Ndërmjetësve ebrenj në tregtinë dhe trafikimin e armëve ia kemi para sherrin, që nga ndyrja e emrit të Shqipërisë me genocidin në Ruanda (ministrat Zhulali e më pas Majko) e deri të 26 varret e tragjedisë së Gërdecit, apo edhe në rastin e blerjes së pajisjeve për policinë shqiptare në Kinë me ndërmjetësinë e një kompanie izraelite të inkorporuar në Belize (Sic!). Ishin biznesmenë izraelitë (disponoj dokumente të hollësishme) ata , që shfrytëzuan tahmanë për para të ministrave të mbrojtjes dhe debil-gjeneralëve shefa të shtabit të përgjishëm për të zbrazur arsenalet e ushtrisë shqiptare edhe nga ato pak armatime relativisht moderne apo edhe armatime ende mjaft efikase në fushë-betejë si psh raketat kineze QW-1 të tipit MANPAD, apo katjushat kalibër 107mm aq të përdorura në luftime pas vitit 2001, katjusha këto, që janë pjesë edhe e armatimit të ushtrisë turke, ushtri e një vendi anëtar të NATO-s nga viti 1953!!!!
  • Me shpresën e marrjes së një OK nga administrata Trump për tu shndërruar në Noriegë të Ballkanit (kokainë + heroinë), nuk ia vlen të ngatërrohesh në sherre të tilla, ku ndeshet një shtet 3000 vjecar si Irani (Persia) me të vetmen superfuqi të globit e me një shtet si Izraeli, që e ka fuqinë e grushtit shumë më të madhe se përmasat e trupit! Për hir të interesave monetare të ndonjë anëtareje të Këshillit drejtues të ABI Bank nuk ia vlen barrra qiranë që shqiptarët e thjeshtë të paguajnë ndonjë faturë shumë fish më të përgjakshme se ajo e Gërdecit, tragjedi, që në mënyrë modeste informoj lexuesin, se e paralajmërova nja 4 orë para se të ndodhte në Emisionin e “Koha për tu zgjuar” të gazetarit veteran Bashkim Hoxha.

P.S.

Si i krishterë i mirë, që besoj se jam, do shkojë në kishë e duke ndezur një qiri do i lutem Zotit, që në ndeshjen e ardhshme të atllarëve, shkelmat të mos i hanë gomarët d.m.th shqiptarët! / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne