Kuvendi Federal i Kanadasë ka pranuar një rezolutë që dënon islamofobinë dhe racizmin sistematik, raporton Anadolu Agency (AA).

Drafti i emërtuar “Motion 103” i përgatitur në dhjetorin e vitit të kaluar nga deputetja e partisë liberale Ikra Halid është votuar në kuvend, edhe me përkrahjen e deputetëve në pushtet të Partisë Liberale dhe të Partië së Re Demokrate duke marrë 201 vota për dhe 91 kundër.

Drafti i cili nuk ka asnjë dispozitë detyruese, përmban dënimin e islamofobisë dhe të çdo lloj racizmi sistematik dhe diskriminimi fetar.

Ndër të tjera kërkohet nga qeveria kanadeze që të hedhë hapa për dënimin e islamofobisë dhe të çdo lloj racizmi sistematik dhe diskriminimi fetar për eliminimin e ndjenjës së urrejtjes dhe frikës në popull, si dhe formimin e një komisioni në kuvend për të zhdukur apo pakësuar racizmin sistematik dhe diskriminimin fetar duke përfshirë edhe islamofobinë.

Komisioni i cili parashikohet të formohet sipas draftit, parashikohet që të mbledhë të dhëna në lidhje me krimet e urrejtjes, të bëjë vlerësimet e nevojshme për komunitetet që preken nga diskriminimi dhe arritjet t’ia paraqesë qeverisë brenda tetë muajsh.

Partia Konservatore që kryeson opozitën kishte bërë tentativë në muajin shkurt për heqjen e shprehjes “islamofobi” nga drafti, por në një votim të kryer në lidhje me këtë çështje u pranua me 165 vota për dhe kundër 126 që shprehja “islamofobi” të qëndronte në draft.

64