E vetmja foto e Gentian Dodës, vrasësit që dyshohet se korruptoi gjykatësin Shkëlqim Miri është ajo me një bluzë të kuqe. Foto e vjetër është e vitit 2000, kur Doda ishte vetëm 18 vjeç. Gentian Doda u shpall sërish në kërkim pas ndalimit të gjykatësit të Apelit, Shkëlqim Miri dhe një foto e re e tij është shpërndarë për policinë.

Kjo foto është siguruar nga Report Tv. Vrasësi është fiksuar gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës. Mësohet se kjo foto i është shpërndarë të gjitha komisariateve dhe pikave kufitare për ta idenfikuar dhe ndaluar Gentian Dodën. Burimet policore pohojnë se Gentian Doda për momentin është një prej shqiptarëve më të kërkuar në të gjithë Shqipërisë. Po ashtu shenjat e gishtave dhe kjo foto i është dërguar Interpolit dhe Europolit.

17