Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar për një plan të Shteteve të Bashkuara për të vazhduar praninë ushtarake në Siri për një kohë të gjatë në një përpjekje për të krijuar një “mini-shtet” në zonat lindore të Sirisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, Lavrov kritikoi SHBA për pozicionin e saj “krejtësisht të ndryshëm” në lidhje me praninë e saj ushtarake në Siri, duke shtuar: “Ne kemi dyshim …. se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë, nëse jo përgjithmonë “. “Amerikanët, sipas mendimit tim, po përpiqen të veprojnë me hapa të njëanshëm e të rrezikshëm dhe këto hapa duken gjithnjë e më shumë si pjesë e një plani për krijimin e një mini-shteti të caktuar në një pjesë të madhe të territorit sirian, nga bregu lindor i Eufratit dhe deri në kufirin e Irakut “, shtoi Lavrov. Ai paralajmëroi se politikat amerikane “minojnë integritetin territorial të Sirisë”, duke shprehur shpresën se OKB do të parandalojë “lojtarët e jashtëm” që të minojnë planin e Këshillit të Sigurimit për një proces paqësor në Siri. Ministri i Jashtëm rus vuri në dukje përpjekjet e vazhdueshme ndërkombëtare për të mbajtur bisedime paqësore midis qeverisë siriane dhe opozitës dhe riafirmoi mbështetjen e Moskës për pjesëmarrjen e fraksioneve kurde në proces./ PT

29