Liberman: Nëse Irani godet Tel Avivin, edhe ne e godasim Teheranin

Ministri izraelit i mbrojtjes, Avigdor Lieberman tha se nëse forcat iraniane sulmojnë qytetin e Tel Avivit, ata do të përgjigjen duke synuar kryeqytetin e Teheranit. Ndërsa, udhëheqësi fetar i Iranit, Ajetullah Ali Hamanej, bëri thirrje që ‘të gjitha vendet muslimane të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara dhe armiqve të tjerë’.

Duke folur për faqen saudite të lajmeve me qendër në Londër, Elaph, Liberman u shpreh se: “Izraeli nuk dëshiron luftë. Por, nëse Irani sulmon Tel Avivin, ne e godasim Teheranin.”

‘I ZHDUKIM TË GJITHA OBJEKTET USHTARAKE TË IRANIANËVE NË SIRI, CILADO QOFTË KOSTOJA’

Në vazhdën e deklaratës së tij, Liberman i cili gjendet në SHBA për kontakte zyrtare, u shpreh se: “(Nëse Irani godet Tel Avivin), ne i zhdukim të gjitha objektet ushtarake të iranianëve në Siri, cilado qoftë kostoja.”

Fjalët e Liberman vijnë si përgjigje ndaj deklaratës së Iranit se ‘Ne mund të shkatërrojmë Tel Avivin’.

Tensioni midis Iranit dhe Izraelit është rritur pas njoftimit me 10 shkurt se droni i armatosur, për të cilin Izraeli pretendon se është dërguar nga një lartësi në Siri, e ka shkelur hapsirën ajrore.

Ndërsa, një F-16 i Izraelit goditet nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë, Izraeli deklaroi se synon sitemet e mbrojtjes ajrore në Siri dhe Iranin, në afërsi të Damaskut.

Ndërsa Irani refuzon se ka dërguar dron në Siri, burime të ushtrisë siriane pretendojnë se Izraeli ka goditur një bazë të dronëve që përdorej në luftën kundër ISIS-it.

Ndërsa me 9 prill, u deklarua se në sulmin e Izraelit kundër një baze ushtarake në Siri, u vranë 7 iranian të cilët i përkisnin Gardës Revolucionare të Iranit.

HAMANEJ: TË GJITHAVENDET MUSLIMANE DUHET TË BASHKOHEN KUNDËR SHBA-SË DHE ARMIQVE TË TJERË’

Deklarata e Libermanit erdhi në një kohë tensioni të linjës Teheran-Uashington për shkak se SHBA-ja dëshironte ndryshme rrënjësore në marrëveshjet bërthamore të bëra me Iranin 3 vjet më parë.

Edhe udhëheqësi fetar i Iranit, Ajetullah Ali Hamanej reagoi përmes televizionit shtetëror ndaj planeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të prishur marrëveshjen bërthamore.

“Populli iranianë ka rezistuar me sukses tiraninë e SHBA-së dhe forcave të tjera arrogante dhe kjo rezistencë do të vazhdojë. Të gjithë popujt muslimanë duhet të bashkohen kundër SHBA-së dhe armiqve të tjerë”- u shpreh Hamanej.

‘KËTO FJALË JANË OFENDIM PËR MUSLIMANËT’

Në deklaratën e së martës, Trump u shpreh se ‘disa vende në Lindjen e Mesme nuk mund të qëndrojnë as për një javë pa mbrojtjen e SHBA-së’.

Hamanej i cili reagoi ndaj kësaj deklarate, u shpreh se: “Këto fjalë janë një ofendim për muslimanët. Për fat të keq, në rajonin tonë ka luftë në mes të vendeve muslimane. Qeveritë e disa vendeve muslimane reaksionare po luftojnë me vendet e tjera.”

Në luftën në mes të armiqve të përbetuar në Lindjen e Mesme; Arabisë Saudite dhe Iranit, Izraeli mbanë radhën e Arabisë Saudite. Edhe nëse Arabia Saudite nuk e njeh Izraelin, të dy vendet nuk duan për interesat e veta në konjukturën rajonale që Irani të forcohet në Lindjen e Mesme.

Marrëveshja bërthamore u nënshkrua në Vjenë, me 14 korrik 2015, pas dy viteve negociata midis Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Britanisë, Francës, Rusisë dhe Kinës si dhe Gjermanisë.

Marrëveshja, e cila parasheh që aktivitetet bërthamore të Iranit të hapen për mbikëqyrje ndaj Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (UAEA) dhe të hiqen sanksionet, hyri në fuqi më 16 janar 2016.

Trump deklaroi se marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin duhet të riorganizohet, përndryshe vendi do të tërhiqet nga kjo marrëveshje nga 12 maji. Irani dhe shtetet e tjera përveç Francës, e kundërshtojnë përditësimin e marrëveshjes.

MACRON THA SE NUK KA MUNDUR T’A BIND TRUMPIN

Në fjalimin e bërë dje në Kongresin e SHBA-së, presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili bëri një vizitë zyrtare 3 ditore në Uashington me ftesë të Trump, u shpreh se: “Unë nuk e di se cili do të jetë vendimi i SHBA-së, por një analizë logjike e të gjitha deklaratave të Trump nuk më bind se ai do të bëjë gjithçka që mundet për të qëndruar në marrëveshje. Mendimi im është se ai do të tërhiqet nga marrëveshja për shkaqe brenda shtetërore.”

Pozicionin e tij, Macron e shpjegoi me këto fjalë: “Marrëveshja mund të mos jetë duke i’u përgjigjur brengave dhe shqetësimeve shumë të rëndësishme. Por ne nuk duhet t’a lëmë atë pa vendosur diçka më të fortë. Ky është mendimi im.”

Duke folur për Reuters para vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në SHBA, një burim i lartë nga qeveria gjermane tha se propozimi i Macron ishte ‘ruajtja e marrëveshjes ekzistuese dhe shtimi i elementeve të reja në të’.

Burimi gjithashtu theksoi se pozita e Gjermanisë është që të ruhet marrëveshja.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne