Lideri kurd zbulon sekretin se cilat fuqi boterore mbeshtetsin “Pavarsine e Kurdistanit”

Një funksionar kurd i Irakut ka zbuluar ofertën e Amerikës, Anglisë dhe Francës për rajonin e Kurdistanit të Irakut për zgjidhjen e problemit të referendumit.

Gazeta ndërkombëtare “Sharkul-Avsat” në një raport të saj ka shkruar se Muhamed Haxhi Mahmud, sekretari i Partisë Sociale të rajonit të Kurdistanit të Irakut, deklaroi: “Brett McGurk, përfaqësuesi i Amerikës në koalicionin kundër ISIS, dhe ambasadorët e Anglisë dhe Francës dhe përfaqësuesi i OKB kanë propozuar që referendumi për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut të shtyhet për dy vjet derisa në OKB të organizohet një konferencë në lidhje me dosjen e Irakut dhe për referendumin për pavarësi të Kurdistanit dhe në këtë mënyrë këto palë të mund të zgjidhin problemin mes Bagdadit dhe Arbilit”. Ai shtoi: “Brett McGurk këtë ofertë i ka bërë kohëve të fundit Masud Barzanit dhe i kanë thënë atij se në rast të kundërshtimit me këtë, atëherë rajoni i Kurdistanit duhet t’i pranojë pasojat”. Ky funksionar kurd në vazhdim tha se në takimin e OKB do të shqyrtohet dosja e Irakut duke përfshirë edhe çështjen e referendumit dhe rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe këto tre vende dhe OKB do të bëjnë përpjekje të mendojnë rrugëzgjidhje për problemet mes Bagdadit dhe rajonit të Kurdistanit”. Mahmud tha: “Në të vërtetë ata nuk kanë ofruar asgjë konkrete dhe përgjigja e Masud Barzanit, kryetarit të Krahinës së Kurdistanit të Irakut është kjo që duhet të ekzistojë një zëvendësim më i fortë se referendumi dhe atëherë kjo çështje do të shqyrtohet edhe me partitë e tjera politike për të marrë një vendim kolektiv”.

Ai shtoi: “Nëse janë serioz, atëherë kjo çështje duhet të paraqitet në OKB dhe të caktohet data e organizimit të referendumit, do të thotë ashtu siç ka ndodhur në lidhje me vendet e tjera si Sudanin Jugor, Timorin Lindor dhe Malin e Zi. Nëse do të caktojnë datën e referendumit dhe OKB të miratojë një rezolutë në lidhje me këtë çështje, atëherë udhëheqja e Krahinës së Kurdistanit do ta shqyrtojë këtë çështje”. Mahmud në lidhje me shqetësimet për shpërthimin e ndonjë konflikti në Kirkut në mes forcave Pishmarg dhe Hashd Sha’bi, deklaroi: “Perceptimi ynë nga qëllimi i irakianëve është ky që pas përfundimit të luftës me ISIS, ata do të bëjnë përpjekje për të marrë nën kontroll rajonet për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje si Kirkuk, Khaneghin dhe Sanxhar”. Në lidhje me pasojat e referendumit dhe mundësinë për shpërthimin e një konflikti të armatosur mes Kurdistanit dhe Iranit dhe Turqisë, deklaroi: “Turqia dhe Irani deri më tani nuk kanë bërë asgjë dhe unë e konsideroj shumë të largët që këto dy vende do të mbyllin kufijtë e tyre, sepse në rajonin e Kurdistanit të Irakut ekzistojnë interesa të mëdha për këto vende”. Nga ana tjetër, ambasada e Amerikës në Bagdad ka lëshuar një deklaratë në të cilën përsëri ka deklaruar se Amerika është kundër organizimit të referendumit dhe ka shtuar: “Kjo ngjarje do të dëmtojë seriozisht përqendrimin për shkatërrimin e ISIS”. Ambasada e Amerikës shumë herë ka theksuar për liderët kurdë se referendumi do të zhdukë përqendrimin në vendosjen e stabilitetit në rajonet e çliruara nga pushtimi i ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne