Ligji anti-shpifje, Rama paralajmëron: Do shtrëngohet rrethi i atyre që e kanë kthyer median në llum

Kryeministri Edi Rama është zotuar gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare se nuk do të zbrapset nga projektligji kundër shpifjes në media. “Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes. Nuk vazhdojmë dot të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të na futet nëpër shtëpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë,”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se projektligji në fjalë është përgatitur në bashkëpunim me OSBE-në, draft përmes të cilit “do kërkojmë të shtrëngohet qartë në ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum”, paralajmëroi Rama gazetarët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne