Një nishan artificial, që implantohet nën lëkurë, mund të jetë instrumenti më efikas për parandalimin e tumoreve. Kjo është ideja mbi të cilën po punojnë kërkuesit zviceranë, të cilët shpjegojnë se ky nishan fillon të bëhet i dukshëm në momentin që verifikohet rritja e nivelit të calciumit në gjak, që është një ndër efektet kryesore që provokohet nga katër lloje të ndryshme tumoresh. Bëhet fjalë për tumorin e gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe mushkërive.

Pothuajse gjithnjë në fakt këto lloje tumoresh kur fillojnë të zhvillohen çlirojnë substance që dobësojnë kockat, duke bërë që të humbin kalcium. Substance është një alarm i hershëm i nisjes së sëmundjes edhe kur ajo nuk është ende e dukshme nga instrumentet diagnostikuese.

Nishani, do të përbëhet nga qeliza gjenetikisht të modifikueshme të lëkurës, të cilat do të prodhojnë më tepër melaninë si kundërpërgjigje e rritjes së nivelit të kalciumit.

32