Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas konsideron se duhet dënuar jo vetëm autorët, por edhe ata që kanë urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggit, nëse ekzistojnë,.

Maas në Berlin u takua me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thornbjor Jagland, pas çka mbajtën konferencë për media. Ministri gjerman me këtë rast u përqendrua edhe në vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi duke theksuar se zyrtarëve sauditë u kanë thënë se presin zbardhjen e rastit.

Ai rikujtoi edhe për rolin e Turqisë në hetim duke shtuar se zyrtarët sauditë doemos është dashur të ofrojnë mbështetje më të madhe në hetimin se deri tani.

Maas shtoi se ende shumë pyetje janë të pa përgjigje.

“Shpresjmë se përgjegjësit do të dënohen. Duhet dënuar jo vetëm ata që kanë kryer por edhe ata, nëse ekzistojnë, që kanë urdhëruar vrasjen. Konsiderojmë se sauditët ende nuk janë përgjigjur në të gjitha pyetjet në këtë rast”, tha Maas.

Arabia Saudite është përballur me kritika nga e gjithë bota për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll. Kolumnisti i “Washington Post” u zhduk më 2 tetor, pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Burimi: AA

17