Marshimi i Ditës Turke bashkon turqit dhe dashamirësit e Turqisë në Nju-Jork

Shqip
Marshimi i Ditës Turke, që tashmë është bërë një traditë në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë vit iu dedikua Forcave të Armatosura Turke.

Marshimi i Ditës Turke, që filloi në rrugët e Nju-Jorkut si reagim ndaj martirizimit të diplomatëve turq nga ana e organizatës terroriste armene , Asala dhe më pas u kthye në atmosferën e një festivali për promovimin e kulturës turke, këtë vit organizohet për herë të 37-të.

Në marshimin e organizuar nga Federata e Shoqatave Turke në Amerikë (TADF) morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Nju-Jork, Ertan Jallçën (Ertan Yalçın), Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në OKB, Gyven Begeç (Güven Begeç), Përfaqësuesi i Republikës Turke të Qipros së Veriut në Nju-Jork, Mehmet Dana, autoritetet e konsullatës, kryetari i Federatës së Shoqatave Turke në Amerikë, Atilla Pak, përfaqësuesit e shoqërisë civile turke, dhe nxënësit e Shkollës Ataturku në Nju-Jork me veshje tradicionale.

Në ceremoninë e zhvilluar pas marshimit, pas këndimit të himnit kombëtar të të dyja vendeve, u mbajt një minutë zi për dëshmorët.

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Nju-Jork, Ertan Jallçën mbajti një fjalim ku uroi 19 Majin, Ditën e Përkujtimit të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit.

“Duke filluar nga themeluesi i Republikës, Mustafa Kemal Ataturk dhe bashkëluftëtarët e tij, përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë veteranët dhe dëshmorët” tha Jallçën.

Ai tha se punojnë natyrshëm që nga njëra anë komuniteti turk, që rritet gjithnjë e më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbrojë dhe të zhvillojë identitetin e tij dhe nga ana tjetër të integrohet në strukturën e shoqërisë amerikane dhe aktivitete të tilla si festivalet turke, përbëjnë një shembull nga ky aspekt dhe janë element i mbështetjes së rëndësishme të këtyre punimeve.

Ai nënvizoi rëndësinë e madhe të mbrojtjes së unitetit kundër kritikave jo të drejta kundër Operacioneve Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit, të cilat janë ekzekutuar në mënyrë legjitime dhe të suksesshme kundër kërcënimeve të drejtpërdrejta me të cilat është përballur Turqia.

Kurse kryetari i Federatës së Shoqatave Turke në Amerikë, Atilla Pak duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit falënderoi përfaqësuesit e komunitetit turk për pjesëmarrjen në marshim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne