Një autobus i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) plot me ushtarë ka marrë flakë sot në rrugën Probishtip – Kratovë në Maqedoninë lindore, katër kilometra larg Probishtipit .

Në vendngjarje është intervenuar me dy automjete zjarrfikëse dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, në incidentin nuk ka asnjë të lënduar.

Në deklaratë për MIA-n, kryetari i komunës së Probishtipit, Dragan Atanasov thotë se shoferi i autobusit ka reaguar me kohë dhe të gjithë ushtarët të cilët ndodheshin në autobus kanë zbritur të sigurt.

Autobusi është djegur tërësisht.

Ministria e Mbrojtjes, në komunikatën lidhur me rastin, shpreh keqardhje për rastin me autobusin e djegur i cili sot në mëngjes për në vendet e tyre të punës në Shkup ka transportuar pjesëtarë të ARM-së nga Probishtipi, Kratova dhe Kumanova.

Pjesëtarë të Policisë Ushtarake dhe ekspertë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes që të konfirmojnë rrethanat nën të cilat ndodh ky incident.

MM nga firma e cila siguron transportin pret që të bëhet analizë për rastin me qëllim që i njëjti të mos përsëritet.

10