Ministri i Mbrojtjes së Katarit: Dialog nëse pranohen kushtet tona

Ministri i Mbrojtjes së Katarit, Halid bin Muhammed el-Atiyye tha se në krizën e Gjirit vendi i tij është “kurban i një komploti” dhe nuk duhet pritur asgjë tjetër veç se të jetë i hapur ndaj dialogut.

Atiyye, në programin e transmetuar në kanalin Al Jazeera me qendër në Katar, bëri deklarata në lidhje me krizën aktuale me vendet e Gjirit dhe qëndrimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Për ndërhyrjen e vendeve të Gjirit në marrëdhëniet e Katarit me disa vende të tjera, Attiye tha: “Asnjë vend nuk ka të drejtë të vendosë se me cilin do të krijojë marrëdhënie Katari. Kjo është një çështje në lidhje me sovranitetin e vendit tonë dhe krahas kësaj, krijimi i marrëdhënieve me një vend tjetër nuk bie ndesh me principet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit”.

Ai tha gjithashtu se Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që zbatojnë bllokadë ndaj Katarit nuk duhet të kenë shumë pritshmëri nga vendi i tij dhe shtoi: “ Nga Katarit që u bë kurban i komplotit që filloi me sulmin kibernetik ndaj agjencisë zyrtare të lajmeve, nuk duhet pasur pritje të mëdha. Katari është i hapur ndaj dialogut dhe pranon ndërmjetësimin e Kuvajtit, kjo është e mjaftueshme”.

Ai bëri të ditur se vendi i tij, pavarësisht gjithçka, është treguar shumë i duruar që Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit të sigurojë mbrojtjen dhe vazhdueshmërinë dhe për të hyrë në dialog me vendet që zbatojnë bllokadë ndaj Katarit, vendi i tij insiston për “heqjen e bllokadës dhe mos ndërhyrjen në sovranitetin e vendit”.

Ministri i Mbrojtjes së Katarit, Halid bin Muhammed el-Atiyye refuzoi pretendimet se Katari ndërhyn në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe shtoi: “Ndërmjet Katarit dhe Arabisë Saudite janë bërë shumë mbledhje dhe ndërkohë që në Samitin e Riadit (i cili u zhvillua në muajin maj) nuk ndjemë asnjë tension, është shumë e vështirë të shpjegojmë se si këto vende ndërmarrin një zbatim të tillë ndaj Katarit”.

Kriza që jetohet mes Katarit dhe disa vendeve arabe filloi më 5 qershor pasi udhëheqjet e Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Katër vendet, të cilat zbatojnë embargo ndaj Katarit, si kusht për përmirësimin e marrëdhënieve i dërguan udhëheqjes së Dohas një listë kërkesash të përbëra nga 13 pika, ndërsa Katari deklaroi se nuk do të pranoj asnjë kërkesë që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne