Ministri i Mbrojtjes së Federatës së Rusisë, Sergey Shoygu ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare.

Shoygu erdhi në kryeqytetin e vendit, Ankara, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, Shoygu u prit me ceremoni ushtarake. Më pasi ai zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij turk, Akar.

Në takim në përgjithësi u fol për zhvillimet e fundit në rajon, në prag të samitit të 4-ët që do të mbahet më 14 shkurt në Soçi me pjesëmarrjen e Kryetarit të Shtetit të Rusisë Vladimir Putin, Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Iranit Hasan Ruhani, ndërsa një vend të veçantë zunë situata e fundit dhe zhvillimet në terren në Siri, me theks të veçantë ato në provincën e Idlibit./ TRT

26